More

    Zëvendësdrejtori i “Rrugët e Maqedonisë”, Sasho Drango, vret një ari dhe pozon me të, organizata “Anima Mundi” kërkon shkarkimin e tij

    Zëvendësdrejtori i “Rrugët e Maqedonisë” dhe kryetar i Unionit të Veteranëve në Demir Hisar, Sasho Drango, është fotografuar me krenari me një ari që e kishte qëlluar në dhjetor të vitit 2024, njoftoi organizata joqeveritare për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi”.

     

     

    Arinjtë janë të klasifikuar si kafshë e mbrojtur, që do të thotë se gjuetia, ndjekja ose shqetësimi i tyre është rreptësisht i ndaluar.

     

    “Fotografitë që ka siguruar ‘Anima Mundi’ tregojnë se Drango, pasi vrau ariun, pozoi gjakftohtësisht me të, sikur të ishte një trofe. Kjo pasqyron hobi-n e tij të sëmurë, për të cilin flasin edhe fotot e tij me kafshë të tjera të egra të vrara, të publikuara në rrjetet sociale.

     

    Bëhet fjalë për një person, i dyti në hierarkinë e një ndërmarrjeje publike, i cili duhet të jetë shembull në respektimin e ligjeve dhe jo autor i veprave penale. Kjo ngre pyetjen nëse Drango është i paprekshëm nga drejtësia vetëm sepse është politikan dhe sa herë e ka kryer këtë akt monstruoz,” thonë nga “Anima Mundi”.

     

    Sipas nenit 11 të Ligjit për fauna dhe Gjuetinë, ariu klasifikohet si faunë e mbrojtur, që do të thotë se gjuetia, ndjekja ose shqetësimi i tij është rreptësisht i ndaluar. Për më tepër, neni 14 i të njëjtit ligj parashikon që gjuetia ndaj ariut është e ndaluar përgjithmonë, pa përjashtime. Sipas nenit 228 të Kodit Penal, gjuetia e faunës së mbrojtur, si ariu, ndëshkohet me burg nga një deri në pesë vjet.

     

    “Theksojmë se një njeri i civilizuar është vetëm ai që ka respekt për të gjitha qeniet e gjalla, dhe jo ai që degradon habitatet e tyre, ndërhyn në territorin e tyre natyror dhe i armatosur deri në dhëmbë vret,” thonë nga shoqata, duke paralajmëruar një kallëzim penal kundër Drangos.

     

    Nga “Anima Mundi” presin që ai të shkarkohet nga pozita, sepse, siç thonë, ata që mbajnë funksione publike duhet të jenë sinonim për përgjegjësi, llogaridhënie dhe respektim të ligjeve, në vend që, me armë në dorë, të vrasin specie të mbrojtura dhe të mos mbajnë përgjegjësi.

     

    “Kërkojmë që ligji të vlejë për të gjithë dhe që për këtë krim kundër natyrës, ku humbi jetën një kafshë e çmuar, të shqiptohet dënimi më i lartë i parashikuar nga ligji,” thonë nga “Anima Mundi”.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Shkup, vajza bie nga një ndërtesë dhe humb jetën

    Më 03.01.2025, në orën 16:12, është raportuar në SPB Shkup se një femër ka rënë nga një ndërtesë në...

    Shpërthen virusi i ri në Kinë! Çfarë është HMPV?

    Shumë janë të shqetësuar për HMPV, i njohur zyrtarisht si metapneumovirusi njerëzor, pas raportimeve për një shpërthim të ri...

    LAJMI I FUNDIT/ Gjendet edhe viktima e katërt në aksidentin në fshatin Rashçe

    Pas kërkimeve është gjetur dhe trupi i katërt nga aksidenti i djeshëm në fshatin Rashçe.   Mbrëmë u nxorrën tri trupat...

    Tetovarit ia dëmtojnë lulet, kur del të shoh se cfarë po ndodh e rrahin dhe ia marrin 20.000 denarë

    Me datë 02.01.2025 në ora 17:40 në SPBTetovë personi A.Sh. (42) nga fshati Novosellë, së bashku me avokatin e...