More

    Vrasja në Shkodër, babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

    Rrustem Hasaj, babai i Arjon Hasaj, që dyshohet se vrau pak ditë më parë Ramazan Matajn në Shkodër, ka kërkuar falje për ngjarjen në emër të të birit.

    Hasaj kërkoi që drejtësia të vazhdojë hetimin dhe djali i tij të marrë dënimin e merituar.

    Ai u shpreh se nuk kishte asnjë informacionin për konfliktin mes djalit dhe viktimës.

    “Jam i mbaruar nga ky gjest. I kërkoj ndjesë familjes së tij. Ta dinte baba, në këtë gjendje s’do shkonte. Unë kam qenë në Tiranë, e mora vesh më vonë, s’kam pasur asnjë informatë kanë apo jo armë. I kërkoj falje fisit, të atit të tij. Kemi pasur shoqëri. Unë vetë nuk ka qenë në dijeni, s’do ta lejoja të ndodhte. Ai që e ka bërë, marrtë dënimin e merituar. S’kam fytyrë t’i çoj njeri te shtëpia, nuk kam shkuar. I kërkoj ndjesë Fatmir Matës, më ka marrë në qafë me katër fëmijë”, tha ai.

    Hasaj pohoi se ishte në dijeni të faktit se viktima kishte ngacmuar vajzat e tij.

    “Djali ka deklaruar se është prishur me burrin e parë nga ky person, me burrin e dytë po ashtu. Unë e kam lënë në heshtje, jam në dijeni që e ka ngacmuar”, u shpreh Hasaj.

    Mes frikës për hakmarrje, ai kërkoi të largohet së bashku me familjen.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Ilir Loku: Lëshime gjatë punësimit në Ansamblin shtetëror, 11 valltar mbetën pa punë

    Valltari dhe koreografi Ilir Loku ka analizuar gjendjen e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Vallëve Popullore Shqipe në RMV,...

    Taravari: Nuk ka gabim mjekësor në vdekjen e foshnjës shtatë muajshe në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, thotë se nuk ka gabim mjekësor në rastin e vdekjes së foshnjës shtatë muajshe...

    Himni në shkollat e mesme/ Janevska: Po diskutojmë me VLEN, ligji sërish para deputetëve

    Propozim Ligji për Arsim të Mesem në të cilin parashihet intonimi i himnit ështe duke u përpunuar dhe përsëri...

    18-vjeçarja nga Tetova raporton në polici se është rrahur nga ish i dashuri i saj

    Me datë 08.01.2025 në ora 19:50 në SPB Tetovë, një vajzë 18 vjeçare nga Tetova ka raportuar se një...