More

    (VIDEO)Shqiptarët rrihen nga “Komitët”, policia punon të gjejë autorët por assesi t’i gjejë

    Dy të mitur së bashku me prindërit e tyre u rrahën në Qendër të Shkupit. Ata pohojnë se janë sulmuar nga grupi i tifozëve “Komitët”.
    Rreth orës 22:30 kanë shëtitur në sheshin e Shkupit, ku pa asnjë shkak grupi prej 20 vetave kanë filluar t’i godasin brutalisht duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore.

    Policia ende nuk i ka kapur sulmuesit por na informuan se po punojnë në zbardhjen e rastit.
    “Në lidhje me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Sektori për Punë të Brendshme Shkup po merr masa për gjetjen e personave dhe për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

    Ky incident vjen në një kohë kur debatet për dhunën në sport dhe ndikimin e grupeve të tifozëve në shoqëri janë në qendër të vëmendjes. Komuniteti është i shqetësuar për sigurinë e të rinjve dhe kërkon që autoritetet të ndërmarrin masa të menjëhershme për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen. Disa ditë më parë nga disa persona u sulmua edhe kryetari i FFM-së Muhamed Sejdini.
    PortaliX ka raportuar edhe para disa muajve ku një i ri u rrah në Hasanbeg të Shkupit nga pjesëtarë të Komitave, ndërsa polica ende nuk ka gjet sulmuesit.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Nëse do ishe burrë, do të merresha ndryshe me ty…”, BDI kërkon dorëheqjen e Rijad Shaqirit!

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar deputetin Rijad Shaqiri nga VLEN, pasi i njëjti kishte fjalosje me deputeten Ilire...

    Shumë lagje të Shkupit pa ujë!

    Shumë lagje të Shkupit kanë mbetur pa ujë mëngjesin e sotëm, pasi ka filluar rehabilitimi i paralajmëruar i tubacionit...

    Himni! BDI: Si mund të ndalon VLEN diçka që vetë e ka votuar në Qeveri dhe e ka lejuar në Kuvend?

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj koalicionit VLEN për tërheqjen e ligjit për shkollim të mesëm, me ç’rast...

    Sokol Balla mban karikaturë ku tallet rëndë dhe shpifet fytyra e Muhamedit a.s.

    Sokol Balla, një prej gazetarëve më të njohur shqiptarë, ka shkaktuar një reagim të fuqishëm pas publikimit të një...