GAZETARI, SAMIR MUSTAFA
“Ky është Bulevardi “Hasan Prishtina” apo ndryshe e njohur në opinion si “Rruga e Kaçanikut”, e cila të dërgon deri tek qarkorja, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën, apo ndryshe edhe Shkupin me Tetovën dhe Kumanovën. Përderisa kryeminsitri, Hristijan Mickoski dhe kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, zihen se kush e ka fajin, qytetarët të cilët frekuentojnë çdo ditë këtë rrugë, e pësojnë më së shumti, pasi në këtë rrugë ka shumë gropa dhe nuk janë ndërtuar deri në këtë momente”.
Bulevardi “Hasan Prishtina”, e cila është edhe njëra ndër rrugët më të frekuentura në qytetet , vazhdon të jetë makth për qytetarët të cilët frekuentojnë këtë pjesë. Edhe pse nuk deshtën të flasin para kamera e, ata ankohen se i shkatërruan makinat e tyre.
Me mosndërtimin e kësaj rruge, më së shumti e vuajnë edhe pronarët e shumë kompanive, të cilat veprojnë aty, pasi ndryshe kjo pjesë njihet edhe si Zona Industriale-Vizbeg.
E gjitha kjo neglizhencë nga autoritet zyrtare përgjegjëse, doli në pah, pas takimit që kishin kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski dhe kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovksa, ku kjo e fundit tha se nga qeveria ka kërkuar të ndërpritet ky projekt dhe paratë e parapara për Bulevardin, të destinohen për t’i paguar borxhet që ka qyteti i Shkupit ndaj Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik. Një gjë të tillë u mohua nga Qeveria, mirëpo kjo ngjalli shumë reagime në opinion nga partitë opozitare shqiptare. Ndërsa, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska thotë se puna për ndërtimin e Bulevardit “Hasan Prishtina” po vazhdon.
Projekti në fjalë kishte nisur pak para zgjedhjeve lokale nën drejtimin e ish kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Me këtë projekt parashihet edhe ndërtimi i qarkores afër udhëkryqit midis bulevardit “Sllovenia” dhe “Rrugës së Kaçanikut” në Shkup, me çka do të ndërtohet edhe Bulevardi “Hasan Prishtina”.
Samir Mustafa /SHENJA/