More

    Vendet anëtare të NATO-s sot në Bruksel u nënshkruajtë Protokolli i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO

    Vendet anëtare të NATO-s sot në Bruksel u nënshkruajtë Protokolli i anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë, më pas Kuvendet nacionale të vendeve anëtare duhet ta ratifikojnë protokollin dhe Maqedonia do të merr pjesë në të gjitha mbledhjet e NATO-s, në përbërje të vendit të ftuar, njofton agjencia e lajmeve INA.

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka theksuar se për shkak se ratifikimi kërkon miratimin nga 29 parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s, hyrja në aleancë mund të marrë një vit kohë sikurse ndodhi me Malin e Zi në vitin 2017.

    Por, veç lajmit, qytetarët duan të dinë në mënyrë konkrete se çfarë përfiton Maqedonianga NATO-ja?

    Pas anëtarësimit në NATO përfitimet për Maqedoninë do të jenë përtej sferës së sigurisë. Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia konsiderohet si një vend i sigurt dhe me ekonomi të konsoliduar. Nisur nga kjo, investitorët e huaj do të kthejnë sytë nga vendi ynë për të investuar. Për të vërtetuar këtë ide, analistët kanë marrë shpeshherë si rast shembullin e Çekisë, e cila, pasi u anëtarësua në NATO, pati një bum investimesh, të cilat kapën shifrën e 9 miliardë eurove. Me hyrjen në NATO forcohet edhe roli i vendit në arenën ndërkombëtare dhe Maqedonia fiton një peshë lobingu.

    Por veç përfitimeve anëtarësimi në NATO do të sjellë edhe disa detyrime për vendin tonë. Hyrja e Maqedonisë në NATO e detyron politikën tonë të ndërtojë një demokraci funksionale, të krijojë shtetin ligjor dhe të forcoje institucionet, tre elemente këto shumë të rëndësishëm, nga të cilat ka vuajtur politika në këto vite tëq stërzgjatura të tranzicionit të vështirë. Gjithashtu vendi duhet të rrisë investimet në ushtri duke realizuar reformat e domosdoshme sipas standardeve euroatlantike duke u pajisur edhe me armatime moderne.

    Ndërkohë që Maqedonia do të ketë dhe një detyrim të përvitshëm për të derdhur në arkën e NATO-s një shumë të caktuar, në varësi të buxhetit të vendit dhe mesatares së vendeve anëtare.

    Përfitimet nga NATO:

    Maqedonia pjesë e aleancës më të suksesshme të kohëve moderne

    Forcohet roli i vendit në arenën ndërkombëtare

    Vendi konsiderohet i sigurt

    Jep garanci për investitorët e huaj

    Rritje e investimeve të huaja në vend

    Reformat për NATO-n të afrojnë më shumë me BE-në

    BE të shikon si një partner serioz në negociata për anëtarësimin

    Detyrimet nga NATO:

    Krijimi i një demokracie të konsoliduar

    Krijimi i shtetit ligjor

    Forcimi i institucioneve

    Zhvillim ekonomik

    Reforma fiskale

    Zhvillim i biznesit vendas.

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Rikthehet dueli i shekullit në boks, Usyk dhe Fury përballen sot në ring

    Numërimit mbrapsht tashmë po i vjen fundi, teksa Oleksandër Usyk dhe Tajson Furi do të kenë mbrëmjen e sotme...

    Moti në fundjavë! Erë, shi, dëborë – nisi stina e dimrit!

    Për të dielën, metereologët paralajmërojnë stabilizim afatshkurtër të motit, por me temperatura të mëngjesit që do të jenë nën...

    Bastisje në Tetovë dhe rrethinë, u gjetën mbi 75,000 copë mjete piroteknike, arrestohen 5 persona

    Sot (21.12.2024), në periudhën nga ora 09:30 deri në 14:20, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër gjykate, kryen...

    “Nëse do ishe burrë, do të merresha ndryshe me ty…”, BDI kërkon dorëheqjen e Rijad Shaqirit!

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar deputetin Rijad Shaqiri nga VLEN, pasi i njëjti kishte fjalosje me deputeten Ilire...