Dje, pasdite, pas perëndimit të diellit, në numrin emergjent 112 të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK) mbërriti një njoftim nga një grup turistësh të huaj, shtetas të Turqisë, të cilët kishin rënë në një situatë të vështirë përballë restorantit “Kanjon Matkë”, nga ana tjetër e liqenit, përkatësisht akumulaimit të liqenit “Matkë”.
Turistët informuan se ishin humbur dhe për shkak të errësirës nuk mund të lëvizin më tej, ndaj kërkuan ndihmë për kalimin në anën tjetër të liqenit, aty ku ndodhet restoranti dhe shtegu i këmbësorëve.
Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave Shkup menjëherë koordinoi me institucionet e sistemit të menaxhimit të krizave, duke përfshirë Stacionin Policor Saraj dhe Komunën e Sarajit. Për shpëtimin e turistëve ishte e nevojshme përdorimi i një mjeti lundrues – një varkë, për të siguruar kalimin e tyre përmes liqenit.
Sipas informacioneve të marra, aksioni u realizua me sukses për rreth një orë, gjatë së cilës turistët u tërhoqën në siguri nga vendi ku ndodheshin dhe u transportuan në një lokacion të sigurt.