Tetovë, 28 korrik – Sonte janë takuar kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe ai i PDSH-së Menduh Thaçi ku temë bisede kanë pasur ngjarjet aktuale politike në vend, transmeton Zhurnal.mk
“Sonte, kryetari i Lëvizjes BESA, Dr. Bilall Kasami, zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi. Temë e bisedës ishin ngjarjet aktuale politike sidomos ato në kampin politik shqiptar. Lëvizja BESA e udhëhequr nga kryetari Kasami gjithmonë ka qenë dhe do të jetë e interesuar të gjejë mënyrë dhe mekanizma për të gjetur rrugën më të mirë për artikulimin e interesit të shqiptarëve në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Lëvizja Besa.