Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije, tregojnë rezltatet nga analizat e kryera nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup.
“Sektori për Kontroll sanitar në periudhën prej 7 prill 2025 deri 11 prill 2025 mori 195 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 195 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 46 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve nga testimi, të gjitha mostrat korrespondojnë me rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm”, thuhet në kumtesë.