Spitali Qytetit të Shkupit 8 Shtatori ka shpallur konkurs për punësim të 60 motrave medicinale. Kandidatet duhet patjetër ti plotësojnë kushtet e parapara me Ligjin për mbrojtje shëndetësore.
Ndër kushtet që duhet ti plotësojnë janë: Të jenë shtetas të RM-së, të kenë mbi 18 vjet, të kenë të kryer shkollën e mesme të mjekësisë, të kenë kaluar testimin profesional, të jenë me ose pa përvojë pune. Kandidatët potencial do të punojnë 40 orë në javë me ndërrime dhe me neto pagë 17.620 denarë.
Afati për paraqitje është 5 ditë.