Shoqata Malore GRYKA E DËRVENIT mban Kuvendin e saj të parë i cili siç paralajmërojnë organizatorët do të jetë Kuvendi i Parë Programorë dhe në të cilin përveç miratimit të Programit dhe zgjedhjes së organeve drejtuese do të ketë edhe karakter festiv , noftin derveni.info.
Me këtë aktivitet Shoqata Malore GRYKA E DËRVENIT përmbyll aktivitetin e saj 6 mujorë qysh nga themelimi i saj dhe miraton kornizën programore për vitin 2018, në të cilin parashifen aktivitete të larmishme malore por edhe aktivitete të ndryshme shoqërore si me të rritur ashtu edhe me nxënës.
Me këtë rast të ftuar janë aktivistë të ndryshëm dhe dashamirë të natyrës si dhe autoritete të ndryshme lokale të Dërvenit, por pritet që të ketë eshe mysafirë nga viset e tjera shqiptare. Njëherit në njoftohen banorët e Dërvenit se në pjesën festive hyrja është e lirë. Kuvendi dë mbahet në Restoran ER&Bi me fillim në ora 19:00./derveni.info