Super-makina italiane Lamborghini që ka 572 kuajfuqi fal motorit 6.0-litra V12, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 3.8-sekonda. Shpejtësia maksimale e modelit Murcielago është 336 km/h, ndërsa është një makinë sportive që ofron luks të lartë
Mirëpo, shoferi i këtij modeli të mahnitshëm, nuk “arrin” të parkojë diku tjetër, por pikërisht në vendin e destinuar për njerëz me nevoja të veçanta.
Nuk dihet ku janë bërë këto fotografi, me të cilat tallet pronari i këtij Lamborghini.
“Sikur të ishte njeri i mirë, nuk do ta shëmtonte kështu veturën me këto ngjyra. Nuk paska shije dhe as edukatë”, është një nga komentet lidhur me rastin.