More

    Shkup, mbahet “Wizz Air Skopje Marathon” me mbi 8.500 pjesëmarrës

    Mbi 8.500 pjesëmarrës nga 51 shtete të ndryshme të botës garuan në maratonën “Wizz Air Skopje Marathon”, e cila mbahet tradicionalisht nëpër rrugët e qytetit të Shkupit me rastin e Ditës së Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).

    Ky edicion i 13-të me një fond prej 20 mijë eurosh shënon rekord të ri të pjesëmarrësve, përkatësisht rreth një mijë më shumë se në maratonën e vitit të kaluar. Maratona tradicionale organizohet nga Qyteti i Shkupit dhe Misioni i Bashkimit Evropian në Shkup.

    Sipas organizatorëve, nga viti në vit kjo maratonë bëhet një nga ngjarjet më të vizituara dhe më interesante në Maqedoni, pasi që sipas tyre, maratona ka dimesione kulturore, ekonomike dhe turistike.

    Në maratonën e sivjemë u vrapua për tre gara, gjysmëmaratona, maratona stafetë dhe gara në 5 mijë metra, ku vrapuan edhe pjesëmarrës të garave olimpike që u mbajtën në Rio.

    Kiprotich Kirui nga Kenia për të dytin vit radhazi është fitues i maratonës së Shkupit në 42 mijë metra, i cili arriti për një periudhë kohore prej 2 orë e 12 minuta dhe 59 sekonda. Në gjysmëmaratonën në të cilën u vrapua 21 mijë metra, fitues ishte atleti Dario Ivanovski, shtetas i Maqedonisë, ndërsa në garën pesë mijë metra Bogdan Cvetkovski, poashtu shtetas i Maqedonisë.

    Ndëkohë për konkurrenceën e femrave në gjysmëmaratonë fitues janë tre motrat nga Estonia, Leila, Liina dhe Lily Luik, të cilat vrapuan dorë për dore 21 mijë metra të plota për një periudhë kohore prej 1 orë e 26 minuta dhe 7 sekonda.

    Ndërkaq, në garën pesë mijë metra për konkurrencën e femrave fituese ishte 14 vjeçarja Margo Bojaxhiev, shtetase e Maqedonisë, në vend të dytë Renata Sokolovska, poashtu maqedonase, ndërsa në vend të tretë shtetasja turke, Nağme Burguç.

    Në kuadër të “Wizz Air Skopje Marathon”, gjatë ditës së djeshme u mbajtë edhe Mini maratona e fëmijëve në partneritet me Komitetin Olimpik Maqedonas dhe UNICEF-it.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Nëse do ishe burrë, do të merresha ndryshe me ty…”, BDI kërkon dorëheqjen e Rijad Shaqirit!

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar deputetin Rijad Shaqiri nga VLEN, pasi i njëjti kishte fjalosje me deputeten Ilire...

    Shumë lagje të Shkupit pa ujë!

    Shumë lagje të Shkupit kanë mbetur pa ujë mëngjesin e sotëm, pasi ka filluar rehabilitimi i paralajmëruar i tubacionit...

    Himni! BDI: Si mund të ndalon VLEN diçka që vetë e ka votuar në Qeveri dhe e ka lejuar në Kuvend?

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj koalicionit VLEN për tërheqjen e ligjit për shkollim të mesëm, me ç’rast...

    Sokol Balla mban karikaturë ku tallet rëndë dhe shpifet fytyra e Muhamedit a.s.

    Sokol Balla, një prej gazetarëve më të njohur shqiptarë, ka shkaktuar një reagim të fuqishëm pas publikimit të një...