Në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” – Shkup, është emëruar Abdusamed Shabani drejtor ri, në Komunën e Shkupit.
Shabani është kuadër nga dega e BDI-së në Saraj. Ai është jurist i diplomuar, ndërsa më parë ka ushtruar funksionin e Zëvendësdrejtorit në Agjencionin për Punësim-Shkup. Abdusamed Shabani, është anëtarë i degës së BDI-së në Saraj, që nga themelimi i BDI-së.
Ky post i takon këtij kuadri nga komuna e Sarajit në bazë të ndarjes së pushtetit në nivel të qytetit të Shkupit. BDI ka drejtor edhe në ndërmarrjen e parqeve dhe gjelbërimit ku është emëruar Adrian Muça. Ai deri tani ishte kuadër në MPPS.
Muajin e kaluar me drejtorë të rinj u bënë ndërmarrjet NPQ Shkup, Ujësjellësi dhe Kanalizimi dhe Rrugë dhe rrugica. Pritet periudhën e ardhshme drejtorë të rinj të emërohen edhe në ndërmarrjet e tjera publike dhe institucionet kulturore nën kompetencë të Qytetit të Shkupit.