Pas një aksioni gati 1 mujor të Ndërrmarjes Publike “Parqe dhe Gjelbrime” për pastrimin dhe rregullimin e hapsirave të gjelbërta përreth rrugës regjionale Saraj-Bojanë, sot rruga ose arteria kryesore e Sarajit duket më bukur. Në një njoftim që bën drejtori i ndërrmarjes Zuhejr Rexhepi, përshkruhen aktivitetet e detajuara të këtij aksioni. Derveni.mk më poshtë ju sjell njoftimin e plotë të NP “Parqe dhe Gjelbrime”:
“👍E përfunduam me sukses aksionin për pastrimin dhe rregullimin e gjelbërimit në të dy anët e rrugës, nga hyrja e Sarajit deri në fshatin Bojanë, ku u bë intensivisht:
🚌pastrimi i detajuar i sipërfaqeve pranë stacioneve të autobusëve,
✂️krasitja e degëve dhe bimëve shkurrake buzë rrugës,
🌱 kositja e sipërfaqeve barore dhe mbledhja e barit të kositur,
🧹pastrimi i mbeturinave dhe plehrave nga gjelbërimi dhe ngarkimi i tyre.” thuhet në njoftim. /Derveni.mk