E martë, 15 Prill, 2025
13.8 C
Skopje

Prej 9 muajsh nxënësit e Bllacës nuk kanë transport publik

Tashmë 9 muaj, autobusi i linjës 81 as edhe një herë nuk ka udhëtuar drejt fshatit Bllacë dhe anasjelltas. Mungesa e transportit publik në këtë fshat po lë pa mësim nxënësit, të cilët mësojnë në shkollat e mesme të Shkupit. Në mungesë të autobusit nxënësit thanë se po humbin orë dhe ditë të tëra nga procesi mësimor duke krijuar mungesa të panumërta. Siç rrëfejnë ata, pavarësisht që biletën e autobusit e kanë falas të njëjtën kurrë nuk e kanë shfrytëzuar.

 

EVN Online

“S’ka ndodhë asnjë rast i vetëm ta shfrytëzojmë mujoren. Autobusi asnjëherë, asnjë ditë të vetme nuk ka ardhur. Kemi qenë të detyruar të vijmë në shkollë me çka të mundemi, mos me bë mungesa. Shumë janë mungesat po nuk është faji te ne, është faji tjetër kund, ne mundohemi me i përmirsu, me i mbi të gjitha orët por problem”, tha Almir Jahi, nxënës.

 

“Është shumë e vështirë se nuk mundemi të udhëtojmë, duhet me thirr ndonjë të familjes që të mbërrijmë në shkollë, mos me marr mungesa. Kisha dashur edhe unë si shokët dhe shoqet të vijë në shkollë rregullisht, me pas nota më të larta por çka të bëjmë, shkaku i transportit kemi nota jo të mira dhe mungesa”, tha Besmira Lusjani, nxënëse.

 

Pjesa më e madhe e nxënësve të fshatit Bllacë mësojnë në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup. Mësimdhënësi, Faruk Rexhepi tha për Alsat se situata po ndikon negativisht në psikologjinë dhe zhvillimin e nxënësve.

 

“Ne kur flasim për humbjet gjithmonë na shkon mendja se humbi orën e parë ose orën e dytë duke mos i llogaritur pasojat dhe humbjet psikologjike. Minimumi 60 nxënës janë, po llogaris nga 15 nxënës në vitin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, 60 minimumi është pa i përfshirë ato që janë të çrregullt që udhëtojnë prej fshatit Bllacë. 90% e tyre, mund ti hapim edhe ditarët elektronikë ku do të vëreni se kanë shumë mungesa, normal që edhe të arsyeshme por secili do të ketë mbi 100 mungesa të arsyeshme”, u shpreh Faruk Rexhepi, mësimdhënës, gjimnazi “Zef Lush Marku”.

 

Përveç nxënësve të Bllacës, mësimdhënësi Rexhepi tha se humbje të mëdha pësojnë edhe nxënësit e lagjeve dhe fshatrave të Shkupit të cilët për të mbërritur në shkollë shfrytëzojnë transportuesit privat, më saktësisht linjat e autobusit 9 dhe 19. Sipas drejtuesve të gjimnazit “Zef Lush Marku”, rreth 20 % e nxënësve të kësaj shkolle mungojnë në orën e parë të mësimit si rezultat i mungesës së transportit publik dhe privat. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se për herë të parë është njoftuar me këtë problematikë duke paralajmëruar se do ta shqyrtoj këtë çështje me Qytetin e Shkupit dhe NQP-në./Alsat.mk

Më të lexuara

Fillon projekti për rrugën Kondovë – Radushë – Jegunoc dhe qarkoren e Sfillares

Sekretari i Qeverisë, z. Hasim Murtezani, ka bërë të...

Çmime të reja të derivateve të naftës

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS...

Fero angazhon avokat të ri për vajzën, burrin e Adelina Tahirit

Reperi Fero ka angazhuar avokat të ri në lidhje...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Arabia Saudite konfirmon: Haxhi s’do të mbahet më në verë deri në vitin 2041

Arabia Saudite përgatitet për pelegrinazhin e fundit veror përpara...

Tha se qengjin që ndahet nga kopeja e ha ujku, Taravari: Kasami shpejton me deklarata

“Thënia popullore thotë: “Ai që ndahet nga grupi, do...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads