E diel, 1 Qershor, 2025
27.8 C
Skopje

Policia po ruan grupet e BESËS të mos vriten mes vete

Sharje dhe të nemuna janë dëgjuar sot te “Mavrovasja” në Shkup. Selia e Lëvizjes Besa ishte vendi që zgjoi këtë revoltë të njerëzve. Arsyeja po del të jetë një bravë e thyer apo e ndërruar, dhe se kush do t’i mbajë çelësat e partisë. Gjithçka nisi paradite, rreth orës 10, thonë dëshmitarët që ishin edhe pjesë e sigurimit privat të zyrave të Besës në kryeqytet.

Përgjegjësi i sigurimit të Lëvizjes Besa, Nexhmedin Rrahmani tha për TV21 se ngjarja në selinë e partisë, ishte e pahijshme, dhe se atë e shkaktuan njerëz, të prirë nga Bilall Kasami.

“E kanë kërcënuar sigurimin. Këtë djalin këtu. e kanë thyer derën këtu, e kanë thyer derën e prapme, zoti Bilalli me njerëzit e tij, pastaj kanë hyrë brenda” thotë Nexhmedin Rramani, përgjegjës për sigurimin e selisë.

Pas kësaj ndërhyrjeje, që thotë Rrahmani ta kenë bërë njerëz të armatosur, atij dhe sigurimit privat i është thënë të largohen nga objekti.

“Ministrinë e Punëve të Brendshme e kemi lajmëruar, ata erdhën dhe tani janë në dialog, s’i çfarë bëjnë atje brenda” tha Rramani.

Sigurimi i autorizuar thotë se një grupë njerëzish e kanë larguar nga detyra kompaninë, dhe se askush s’e di se çfarë po ndodh me zyrat e partisë. Pas disa orësh, sigurinë e objektit e mori një kompani tjetër. Pas ndërrimit të sigurimit, në zyrat e Lëvizjes Besa, nisën të vijnë edhe grupet e para me njerëz. Askush prej tyre nuk foli para kamerës se çka po ndodh brenda selisë. Por në mesditë, mediet i thirri Abdush Demiri dhe dha këtë sqarim.

“Pasi tentuam dy ditë me rradhë që të hyjmë në selinë e partisë, e njëjta gjë na ishte pamundësuar, pasi brenda në seli ka pasur persona të paidentifikuar dhe të pautorizuar. Menjëherë i kemi njoftuar edhe organet e rendit që të vijnë në vendngjarje, pasi që edhe dy ditë përpara e kemi paraqitur rastin në fjalë në organet kompetente” tha Abdush Demiri, zëdhënës i Lëvizjes Besa.

Nga distanca komentoi edhe Nexhbedin Kahremani, të cilin të shtunën e vendosën si ushtrues detyre të kryetarit një pjesë e këshillit qendror të Besës.

“Sot selia qendrore e Lëvizjes BESA në Shkup, që ishte nën mbrojtje të një kompanie të sigurimit, është sulmuar nga persona të armatosur, është thyer brava dhe hapësira e saj është marrë me dhunë. Dyshohet se personat që e kanë bërë këtë janë disa ekstremistë të dhunshëm të Çairit dhe të fshatit Llërcë të Tetovës, ndërsa i shoqëruar nga këta njerëz, ka ardhur edhe, tashmë kryetari i shkarkuar, Bilall Kasami” shkruan Nexhbedin Kahremani në kumtesën e tij.

Pas tetë orësh, që kur ka hyrë në selinë e Shkupit, Kasami vet i 10-i del nga atje. Por epitetin e ekstremistit të dhunshëm, e hedh poshtë kryetari i Besës, Bilall Kasami.

“Nuk kam përdorur dhunë, dhe nuk do të përdorë. Spinët dhe shpekulimet që i bëjnë të tjerët, ju qoftë për hajër” tha Kasami për TV21.

Për akuzat e tjera që iu bënë tha se do të përgjigjet të martën. Policia konfirmoi se ka marr një thirrje nga dikush për thyrjen e dyerve të Lëvizjes Besa në Shkup. Forcat e rendit thonë se po hetojnë rastin.

Më të lexuara

Të shtëna me armë zjarri në Matkë të Sarajit, plagoset një banor i Gërçecit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje ka...

Policia me detaje për aksidentin në Gostivar ku humbi jetëm 33 vejçarja nga Bogovina

Me datë 31.05.2025 në ora 15:30, në SPB Tetovë...

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar: Përplasen tre makina, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme...

Hyn në fuqi ligji i ri për energjetikë! Inxhinierët: Të mos ketë fatura arbitrare për rrymën

A do të vazhdojnë qytetarët të paguajnë fatura arbitrare...

Xhaferi priti ambasadorin e Francës, diskutohet bashkëpunimi edhe me Parlamentin bullgar

Kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads