More

    Pezullimi i dënimeve për ngjarjet e 27 prillit, të dënuarit kërkojnë nga VMRO-DPMNE të mbajë premtimet!

    Ka filluar paknaqësia tek mbështetësit e VMRO DPMNE-së posacërishtë tek ata të cilëve kjo parti gjatë fushatës u ka premtuar lirimim nga burgu. Bëhet fjalë për të dënuarirt për rastin e 27 prillit. Ata kanë filluar ta humbin durimin dhe kërkojnë që partia që ekanë mbështetur VMRO DPMNE ti qëndroj premtimeve të dhëna.

    Liri për mbrojtësit e kushtetutës, Liri për të gjithë të burgosurit politikë! këto ishin disa komente të shkuara në rrjetin socjal fb nga përkhrahësit për të burogsurin Vlillijham Mihalovit, I cili ishte denuar për rastin e 27 prillit, të njohur ndyshe, e enjeta e përgjakshme.

    “Ne duruam 7 vite tortura mendore dhe fizike nga komunistet, PO per mua eshte durim i madh!!! Unë jam i inatosur me komunistët e ndyrë që na burgosën, por do të inatosem edhe më shumë me “tanët” nëse jemi në burg në kohë kur VMRO ka shumicën absolute dhe ne jemi në burg‼ Populli është i vetëdijshëm se ne jemi dënuar padrejtësisht dhe të gjithë presin drejtësi për të dënuarit e 27 PRILLIT‼ shkruan tek profili per Liri per Villin“.

    Këto reagime erdhen pasi Drejtori për Zbatimin e Sanksioneve Aleksandar Pandov kisthe nënshkruar lirimin për një muaj për 5 të dënuarvër për këtë rast. Ndërkohë mësohet se  në periudhën e ardhsme  edhe disa të burgosur të tjerë për të njejtin rast mund lirohen në shtëpi për 30 ditë.

    Ai iu referuan nenit 225 të Ligjit për Zbatimin e Sanksioneve, i cili u ndryshua në mars të vitit 2024.

    “Për personat e dënuar që janë në vuajtje të dënimit me burg, drejtori në afatin sa më të shkurtër të mundshëm dhe jo më gjatë se 30 ditë, merr vendim për pezullimin e vuajtjes së dënimit deri në 30 ditë, nëse ka nevojë ose për trajtim spitalor për një sëmundje akute më të rëndë, varësi ose lindje“.

    Megjithatë, ekspertët ligjorë dhe ish-drejtues të Administratës për Ekzekutim të Sanksioneve e kanë kritikuar këtë dispozitë për mundësinë e abuzimeve, duke kërkuar  që ndërprerja e dënimit duhet të jetë punë dhe vendim i gjykatës, jo i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve”

    16 të akuzuarit për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit 2018 kanë marrë dënime gjithsej 211 vite burg. Të dënuarit ishin shpallur fajtor për veprën penale “ terrorizëm dhe rrezikim të rendit kushtetues dhe sigurisë”./tvklan.mk

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Nëse do ishe burrë, do të merresha ndryshe me ty…”, BDI kërkon dorëheqjen e Rijad Shaqirit!

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar deputetin Rijad Shaqiri nga VLEN, pasi i njëjti kishte fjalosje me deputeten Ilire...

    Shumë lagje të Shkupit pa ujë!

    Shumë lagje të Shkupit kanë mbetur pa ujë mëngjesin e sotëm, pasi ka filluar rehabilitimi i paralajmëruar i tubacionit...

    Himni! BDI: Si mund të ndalon VLEN diçka që vetë e ka votuar në Qeveri dhe e ka lejuar në Kuvend?

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj koalicionit VLEN për tërheqjen e ligjit për shkollim të mesëm, me ç’rast...

    Sokol Balla mban karikaturë ku tallet rëndë dhe shpifet fytyra e Muhamedit a.s.

    Sokol Balla, një prej gazetarëve më të njohur shqiptarë, ka shkaktuar një reagim të fuqishëm pas publikimit të një...