Ndërrmarja Publike “Parqe dhe Gjelbërime” e Qytetit të Shkupit, sot ka filluar një aksion të gjerë për rregullimin dhe mirmbajtjen e hapsirave publike gjithandej nëpër vendbanimet e Komunës së Sarajit. Derveni.mk ua përcjell të plotë njoftimin e publikuar në rrjetet socijale:
“▶️ Sot filloi aksioni i madh për pastrimin dhe rregullimin e gjelbërimit në komunën e Sarajit
👉 Nga sot, një pjesë e madhe e ekipeve tona në terren janë të përqendruar në aksionin i cili është duke u zhvilluar në Saraj, në rrugën për në Bojanë, ku është duke u bërë krasitja e degëve dhe bimëve shkurrake buzë rrugës, kositja dhe grumbullimi i barit të kositur, pastrimi e mbeturinave nga gjelbërimi dhe ngarkimi i tyre. Punën e inspektoi edhe drejtori i ndërmarrjes, Zuhejr Rexhepi, i cili e përshëndeti punën e ekipeve të terrenit, së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Komunale Publike “Saraj” – Miranda Rameti, si dhe përfaqësuesit nga komuna. Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.” thuhet në njoftimin e NP “Parqe dhe Gjelbërime”./Derveni.mk