More

    Një haxhi pishman si Zaevi

    Tetë muaj pas retorikës së tillë të kryeministrit Zoran Zaev, kundër amnistisë për dhunën në 27 prill, realiteti u bë krejtësisht ndryshe. Refuzimi kategorik fillestar i kësaj ideje, papritmas filloi ta proklamonte si një domosdoshmëri dhe para vitit të ri hyri në fuqi.

    Dëshira më e madhe e Vitit të Ri për lirinë e 20 të pandehurve për “27 Prillin” tashmë u bë realitet. Në vitin e ri 2019, ata hyjnë të liruar nga barra e ndjekjes penale. Pak para vitit të ri, u amnistuan 5 persona, përfshirë Angele Zafirovskin – i njohur si Bate Gele. Informatat më të fundit nga gjykata janë se kërkesat e 9-të, të pandehurve që kërkuan amnisti janë refuzuar si të pabaza dhe ata kanë të drejtë të ankohen brenda 3 ditëve në Gjykatën e Apelit.

    Nga Apeli nuk ka informata për atë sa ankesa në total janë paraqitur nga avokatët e të përfshirëve në ngjarjet e së enjtes së përgjakshme. Tashmë nesër, me shumë gjasa, pasi gjyqtarët do të kthehen në punë pas festave, do të dihet numri i saktë dhe do të ketë vendime pas parashtrimit të ankesave. Deri tani, dihet se ankesa kanë paraqitur avokatët e Goran Gjoshevskit, sigurimi i ish-kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski, Goranko Angelovski-Qoseto, Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Munir Pepiq dhe Mitko Peshov. Amnisti nuk kanë kërkuar ish-drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavkov, kujdestari në selinë operative të MPB-së Dushko Lazarov, këngëtari i operës Igor Durllovski, pastaj të pandehurit Igor Jug dhe Jane Çento. Për ta, gjykimi vazhdon më 15 janar kur do të jepen edhe fjalët përmbyllëse. Kjo është edhe dita kur në parim duhet të votohen ndryshimet kushtetuese që u mbështetën nga ligjvënësit tani të amnistuar, të cilët u akuzuan për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues – Kërsto Mukovski, Luben Arnaudov dhe Sasho Vasilevski./AlsatM

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në Gjavatë dhe në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

    Prej sot në orën 7:00 vendoset ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese në qafën malore Gjavatë, njoftoi...

    Pa rrymë një pjesë e shfrytëzuesve të komunës së Sarajit, Butelit dhe Gjorçe Petrovit

    Nga EVN Maqedoni SHA informojnë se sot pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e shfrytëzuesve të komunës...

    Mickoski i del kundër Fatmir Limanit, u kërkon falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës

    Mickoski i ka dalë kundër Fatmir Limanit duke u kërkuar falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës dhe tha se...

    Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në afërsi të Kriva Pallankë – Deve Bair

    AMSM njofton se për shkak të reshjeve të dendura të borës që nga ora 09:55 në rrugën Kriva Pallankë...