SPB Shkup informon qytetarët se nesër duke filluar nga ora 17:00 deri në 18:00, për shkak të mbajtjes së një gare me biçikleta, rolerka, trotinetë, gara për fëmijë dhe prindër me karroca për fëmijë, Njësiti i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor do të ndërmerr masa për një regjim të posaçëm trafiku, me ç’rast trafiku do të riorientohet në rrugët përreth.
“Gara do të fillojë nga pozicioni i nisjes te Porta Maqedonia, djathtas përgjatë rrugës ,,Dimitrie Çuposki’’, djathtas përgjatë rrugës ,,Vasill Gllavinov’’, drejt përgjatë bulevardit ,,VMRO’’, majtas përgjatë bulevardi,,Ilinden’’ deri në kryqëzimin me rrugën ,,Naum Naumovski Borçe’’ – Parku i Qytetit te monumenti i Goce Dellçevit”, kumtoi SPB Shkup.
Bëjnë thirrje që të gjithë qytetarët që do të marrin pjesë në trafik, të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë në rrugët ku do të zhvillohet eventi.