More

    Ministria e Stoilkoviqit/ “Kosova dhe Metohia” nga gushti 2024 në ueb-faqen e ministrisë dhe Qeverisë!

    “Kosova dhe Metohia”, kështu e ka quajtur, Republikën e Kosovës, zëvendëskryeministri serb i vendit, Ivan Stoikoviq.

     

    Ky tekst me atë mbishkrim vazhdon të jetë publik në ueb faqen e Ministrisë që drejtohet nga Stoilkoviq.

     

    Për ish deputetin dhe gazetarin nga Kosova, Milaim Zeka, ky është skandal diplomatik dhe Qeveritarët shqiptar në Maqedoninë e Veriut duhet të kërkojnë menjëherë shkarkimin e tij, nëse kjo nuk ndodh, duhet edhe të dalin nga Qeveria.

     

    “Në kushte normale, pozita e cila është në koalicion me Qeverinë Maqedonase është dashur të del me kërkesë urgjente, ose me dhënë dorëheqje ky ministër ose me u prish Qeveria. Por një gjë të tillë nuk e bëjnë shqiptarët.” – tha Zeka.

     

    Për Milaim Zekën, fajtor kryesorë për lëshimet që janë bërë në Maqedoninë e Veriut, lidhur me flamurin, gjuhën dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me shqiptarët, janë klasa politike shqiptare.

     

    “Shqiptari sit ë hypë në kolltukun e pushtetit e harron me nënë, me babë, me gjuhë shqipe, me flamur me çdo gjë. D.m.th. interesi personal i politikanëve shqiptar në Ballkan në raport me Beogradin me Maqedonët dhe në raport me Malin e Zi është ekstrem i madh dhe ata duke i ditë këto apetite të politikanëve shqiptarë, edhe luajnë me gjuhën, kombin dhe flamurin” – tha Milaim Zeka.

     

    Thotë se me ardhjen e Qeverisë së re në RMV, është ringjallur, fryma shoviniste dhe nacionaliste.

     

    “Prej formimit të qeverisë së re si duket ai far shovinizmi dhe nacionalizmi urrejtja e klasës politike të Maqedonisë në raport me shqiptarët sikur është ri-zgjuar. Ata tallen me gjuhën shqipe që minimalisht në bazë të shkencës është dy mijë vite e vjetër. Ndërkohë që nuk ekziston gjuha maqedonase, nuk ka gjuhë maqedone, ai është dialekt i Bullgarishtes” – tha Milaim Zeka.

     

    Ky nuk është qëndrim dhe rast i izoluar, kujtojmë se zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviq është mbështetës i kahmotshëm i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

     

    Stoilkoviq nuk morri pjesë edhe në mbledhjen e përbashkët ndër-qeveritare Kosovë – Maqedoni e Veriut.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    BDI: Mashtrimi i VLEN-it me 10,000 euro për çdo qytetar – Manipulimi më i madh në historinë politike shqiptare

    BDI përmes një kumtese ka akuzuar koalicionin VLEN se manipulon me projektin 10.000 euro për çdo qytetar. “Sot ju sjellim...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare...

    E bullizojnë në Big Brother! Artistë të shumtë i dalin në përkrahje Gjestit…

    Gjesti ka një javë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.   Ai është kthyer...

    Ndalesa për automjete transportuese në Maqedoni, të reshura të borës priten edhe sonte

    Ndalesa aktive për automjete të rënda transportuese pasdite ka në akset rrugore Gostivar – Mavrovë – Dibër, Gostivar –...