E diel, 20 Prill, 2025
23.8 C
Skopje

Miliarderi Samir Mane: Nuk kam portofol, nuk mbaj para me vete

Pasuria e biznesmenit Samir Mane llogaritet aktualisht në 1.4 miliardë Dollarë, sipas renditjes më të fundit të revistës prestigjioze Forbes.

Mane është miliarderi i parë në Ballkan dhe në Shqipëri që hyn këtë listë.

Por pyetja që dëgjon më shpesh Samir Mane, është sa para cash ka në xhep.

Këtë pyetje ia adresoi edhe drejtuesi i emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu, në një intervistë mbrëmjen e sotme.

Biznesmeni Mane tha se jo vetëm që nuk mban para cash, por nuk ka as portofol. Ai tregoi se pagesat i bën vetëm me kartë bankare.

Blendi Fevziu: Z.Mane, sa para cash ke ti?

Samir Mane: Unë në momentin që po flasim nuk kam asnjë dhe nuk mbaj asnjë me vete.

Blendi Fevziu: Nuk mban cash?

Samir Mane: Nuk pothuajse fare cash me vete. Kur më duhet jashtë shtetit paguaj me kartë. Nuk kam asnjëherë lekë me vete.

Blendi Fevziu: Ke portofol me vete?

Samir Mane: Nuk kam portofol me vete dhe nuk mbaj pothuajse asnjëherë portofol me vete. Ka dhe një shaka në këtë drejtim, që shkoj në lokal, nuk paguaj sepse shkoj maksimalisht në 2-3 lokale. Padyshim që ata më njohin dhe kur vjen ndonjë i afërm i imi ose ndonjë nga stafi im i thonë kafja jote bën 80 mijë Lekë sepse s’ka paguar Samiri për 10 ditë.

Blendi Fevziu: Po ti harron ndonjëherë t’ja u paguash apo ja u shlyen të gjitha?

Samir Mane: Kohët e fundit filloj t’i bëj foto faturës dhe ia çoj stafit dhe e paguajnë ata.

Blendi Fevziu: Kur fola për cash e kisha fjalën për para të kursyera në bankë. Që llogariten dhe paratë e vendosura?

Samir Mane: Llogaritë private padyshim që llogariten dhe mjete të tjera siç mund të jenë varka ose makina. Por këto nuk përbëjnë ndonjë vlerë të rëndësishme.

Blendi Fevziu: Po ju vetë keni para të kursyera në bankë? Mbani para gjendje në bankë apo të gjitha i investoni?

Samir Mane: Natyrisht pas pagesës së dividentëve, padyshim që kam edhe unë mjetet e mia financiare në bankë, por kryesisht pjesa më e madhe janë pjesë e Balfin, kompanisë time, dhe të gjitha fitimet riinvestohen.

 

Blendi Fevziu: Po infot si i merr Forbes se ku mund të ketë miliarder? Shtet pas shteti?

 

Samir Mane: Padyshim që kanë metodologjitë e tyre dhe thelbi është i pasqyrave të konsoliduara financiare të audituara, ky është thelbi i asaj që ata shohin. Dhe ato të jenë akses publik. Pra, ti mund të kesh para të tjera, por ata shohin vetëm ato që janë deklaruar në sistemin publik të deklarimeve.

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Fatmir Dehari pas aksidentit tragjik: Sot zemra e Kërçovës rreh më rëndë…

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka reaguar...

Shkupjani ka fituar para në rulet dhe e ka thyer xhamin, sigurimi e marrin në zyrë dhe e rrahin

Më 16.04.2025 rreth orës 23:45 në SPB Shkup, E.S....

Mickoski në bisedime për koalicionin qeveritar / Milloshoski: Stabiliteti nuk rrezikohet

Kryeministri Hristijan Mickoski do të bisedojë me partnerët e...

Edhe Papazovi në “arrest shtëpiak”, Bekteshi e Maksuti plus 30 ditë paraburgim!

Ish-kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, kuadër i...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads