Me 31 mars 2017 në hapësirat e Komunës së Sarajit u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim ndërmjet Fondacionit për zhvillimin e kulturës dhe arsimit Albiz dhe Komunës së Sarajit.
Bashkëpunimi që do të realizohet në kuadër të këtij memorandumimes këtyre dy institucioneve parasheh hapjen e një qendre multifunksionale, e cila do të shërbejë si qendër kulturore, shkencore, edukativo-arsimore dhe socio-humanitare.
Po ashtu Fondacioni Albit sot nënshkroi edhe një marrëveshje për bashkëpunimi me Komunën e Sarajit për fillimin e një projekti të ri,me të cilin do të bëhet rinovimi i disa shkollave fillore në këtë komunë. Ky projekt do të mbështetet nga ana e donatorëve të Fondacionit Albiz.
Kryetari i Këshillit të donatorëve z.Nexhat Shahini gjatë konferencës për shtypë theksoi se “Fondacioni Albiz nuk do të ndalet në misionin e vet, ku mes tjerash është krijimi i kushteve sa më të mira për nxënësit tanë dhe se investimi në arsim është investimi më i domosdoshëm për të ardhmen. Misionin e filluar Fondacionin Albiz me anë të platformës edukativo-arsimore do të mundohet ta realizojë në mënyrën më të mire të mundshme gjithkund që paraqitet nevoja për ndihmën tonë, kuptohet me përkrahjen maksimale të të gjithë donatorëve të Fondacionit.
Edhe kryetari i Komunës së Sarajit, z. Bekim Murati, mes tjerash tha se do t’i japë mbështetje iniciativave të Fondacionit ku do të jetë e nevojshme dhe në kuadër të mundësive të komunës.