More

    “Më tepër do të paguajnë ata që kanë nga 2-3 banesa”/ Bekteshi: S’do të ketë rritje të çmimit të rrymës

    Qytetarët nuk do të paguajnë fatura më të shtrenjta të energjisë elektrike nga 1 janari. Kjo vlen për amvisëritë, për familjet dhe konsumatorët e vegjël që bëjnë pjesë në bllokun e parë dhe të dytë. Kështu njoftoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili shtoi se tatimi i ri do të përfshijë vetëm qytetarët që kanë 2-3 shtëpi, 2-3 banesa dhe kompanitë, gjegjësisht konsumatorët e mëdhenj.

    Më tepër do të paguajnë ata që kanë nga 2-3 banesa.Bekteshi: S’do të ketë rritje të çmimit të rrymës

    “Kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, që kanë harxhim mesatar, në bllokun e parë dhe të dytë, ata do të paguajnë më pak në pjesën e energjisë elektrike edhe në faturën e përgjithshme që do ta marrin, duke e marrë parasysh edhe çmimin e rrjetit shpërndarës. Ata qytetarë që kanë 2 banesa, 3 vikend shtëpiza ose ngjashëm, ata do të kenë tarifë fikse gjatë gjithë vitit, duke marrë parasysh se nëse njëherë e përdorin atë hapësirë, ata kur shkojnë në atë banesë apo vikend shtëpizë, ata kanë energji elektrike për të cilën paguajnë qytetarët tjerë për momentin, sipas metodologjisë ekzistuese”, tha Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë.

    Sa i përket kërkesës së kompanive energjetike, Bekteshi thotë se mund të kërkojnë edhe 500% të shpenzimeve që raportojnë, por Komisioni Rregullator i Energjisë do të ketë vendim se sa nga ato shpenzime do të pranohen.

    “Unë kam thënë edhe më herët, ky do të jetë vendimi i Komisionit rregullator se sa nga ato shpenzime do t’i pranojë. 27% nuk është ndonjë kërkesë e madhe nëse krahasojmë me vitet e kaluara nga ana e MEPSO-së dhe EVN-së  ato nuk do të pranohen me shumë gjasa. Për këtë po them se çmimi për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël nuk do të rritet nga 1 janari, përkundrazi do të kenë ulje me tarifën e lirë”, pohoi Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë.

    Deri në fund të vitit, Komisioni Rregullator duhet të shpallë çmimin e ri të energjisë elektrike. Sipas informacioneve që u dhanë dy ditë më parë, kompanitë energjetike kërkojnë që nga Viti i Ri energjia elektrike të paguhet 27% më shtrenjtë

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Nëse do ishe burrë, do të merresha ndryshe me ty…”, BDI kërkon dorëheqjen e Rijad Shaqirit!

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar deputetin Rijad Shaqiri nga VLEN, pasi i njëjti kishte fjalosje me deputeten Ilire...

    Shumë lagje të Shkupit pa ujë!

    Shumë lagje të Shkupit kanë mbetur pa ujë mëngjesin e sotëm, pasi ka filluar rehabilitimi i paralajmëruar i tubacionit...

    Himni! BDI: Si mund të ndalon VLEN diçka që vetë e ka votuar në Qeveri dhe e ka lejuar në Kuvend?

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj koalicionit VLEN për tërheqjen e ligjit për shkollim të mesëm, me ç’rast...

    Sokol Balla mban karikaturë ku tallet rëndë dhe shpifet fytyra e Muhamedit a.s.

    Sokol Balla, një prej gazetarëve më të njohur shqiptarë, ka shkaktuar një reagim të fuqishëm pas publikimit të një...