Lëvizja për reforma në PDSH do të del me kandidat të vetin për President.Këtë e konfirmoi edhe vetë z.Sela.
“Nuk kam patur kontakte me Lëvizjen Besa në lidhje me atë që flitet në media, për zgjedhjet presidenciale, por e vërteta është që me Lëvizjen Besa kontakte kemi pasur ato ditë para ndryshimeve Kushtetuese. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm në lidhje me ndryshimet Kushtetuese. Qëndrimi ynë për zgjedhjet presidenciale akoma nuk është zyrtar. Zgjedhjet akoma nuk janë shpallur në fund të fundit, afatet rrjeshin por qëndrimi jonë dihet se cili do të jetë për zgjedhjet presidenciale. Kjo parti do te del me kandidatin e saj por pastaj është çështja të vendimi se a do të kemi koalicion me ndonjë subjekt politik, për të cilën do të marrin vendim oeganet e partisë”, deklaroi Sela .