More

    Kujdes, për shkak të mjegullës në këto lokacione në Maqedoni ka dukshmëri të ulët

    Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 20-30 metra ka në aksin rrugor Tetovë – Fshati Gajre, prej 100 – 150 metra në aksin rrugor Shkup – Veles, Veles – Shkup, Shkup – Kumanovë, Kumanovë – Shkup dhe kryqëzimi Hipodrom – Shkup, deri në 80m. Në aksin rrugor Dellçevë – Makedonska Kamenicë dhe nga 50 – 100m dhe në qafën malore Gjavatë. Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, në afërsi të Bashino Sellos, është e mbyllur për të gjitha llojet e komunikacionit, theksojnë nga LAMM.

     

    Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

     

     

    Nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2025.

     

    LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

     

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Ilir Loku: Lëshime gjatë punësimit në Ansamblin shtetëror, 11 valltar mbetën pa punë

    Valltari dhe koreografi Ilir Loku ka analizuar gjendjen e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Vallëve Popullore Shqipe në RMV,...

    Taravari: Nuk ka gabim mjekësor në vdekjen e foshnjës shtatë muajshe në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, thotë se nuk ka gabim mjekësor në rastin e vdekjes së foshnjës shtatë muajshe...

    Himni në shkollat e mesme/ Janevska: Po diskutojmë me VLEN, ligji sërish para deputetëve

    Propozim Ligji për Arsim të Mesem në të cilin parashihet intonimi i himnit ështe duke u përpunuar dhe përsëri...

    18-vjeçarja nga Tetova raporton në polici se është rrahur nga ish i dashuri i saj

    Me datë 08.01.2025 në ora 19:50 në SPB Tetovë, një vajzë 18 vjeçare nga Tetova ka raportuar se një...