Sipas një analize të publikuar ditë më parë nga Portalb, komuna e Sarajit është e zhytur në borxhe më shumë se 1.5 milion €.
Siç raportohet në analizë, disa nga komunat i kanë rritur, kurse disa të tjera i kanë zvogëluar borxhet në nivel vjetor. Në disa komuna, borxhet e Ndërmarrjeve Publike janë më të mëdha se borxhet e vetë komunës, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk. Në vazhdim janë dhënë komunat dhe shuma e borxheve të tyre:
Sipas listës së publikuar më lartë, një ndër komunat me borxh më të madh është edhe Komuna e Sarajit, e cila rezulton se ka një borxh prej 1.5 milion euro. Nëse kemi parasysh se buxheti vjetor i komunës në 5 vitet e fundit ka variuar nga 1,2 deri në 2,5 milion euro, lirisht mund të themi se komuna është para falimentimit.
Përndryshe, Qeveria para disa viteve ndau mjete finansiare nga buxheti i shtetit për shlyerjen e borxheve të të gjitha komunave.
Operacioni për kthimin e borxhit të komunave filloi me miratimin e rebalancit të buxhetit në fund të 2018. Sipas llogaritjeve të publikuara, Qeveria ndau pothuajse 50 milionë euro, të cilat duhet t’i mbulojnë 51% të borxheve të komunave. Borxhi i përgjithshëm që e kishin raportuar autoritetet lokale, deri në fund të shtatorit, arrinte në 81.3 milionë euro./Derveni.mk