Agim Bahtiri , kryetar i Komunës së Mitrovicës, çmoi sot sportistin e shquar e të njohur, kampionin botëror në karate Enver Idrizin me Dekoratën “Qytetar Nderi “, shkruan Kosovarja.
Urdhri ” Qytetar Nderi ” është një dekoratë nderi e qytetit të Mitrovicës, që u jepet qytetarëve shqiptarë, që me veprat dhe emrin e tyre nderojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit.
Kështu që, sot, Ikona e karatesë, Kampioni evropian e botëror Enver Idrizi i shton imazhit të tij edhe një tjetër mirënjohjeje, të qytetit të tij të dashur , Mitrovicën , të cilin qytet e pati vizituar edhe në ditët e para të pasluftës duke dhënë e ndihmuar familjeve me nevojë të asaj periudhe të vështirë.