Filloi regjistrimi i nxënësve të klasave të para për vitin akademik 2024/2025. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë që gjatë muajit maj, në shkollat fillore të vendit, do të regjistrohen nxënësit e klasave të para ndërsa prindi ose kujdestari është i detyruar ta regjistrojë në shkollën fillore fëmijën që do të mbushë gjashtë vjeç deri në fund të vitit kalendarik. Nga Ministria sqarojnë se për regjistrim do t’iu nevoitet paraprakisht një kërkese e mëparshme e prindit ose kujdestarit dhe një mendimi të marrë nga mësuesi ose psikologu i shkollës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
“Fëmija mund të regjistrohet në klasën e parë nëse deri më 31 janar të vitit pasardhës mbush gjashtë vjeç, pas një kërkese të mëparshme të prindit ose kujdestarit dhe një mendimi të marrë nga mësuesi ose psikologu i shkollës”.
Prindi ose kujdestari , sipas njoftimit të MASH, ka të drejtë ta regjistrojë fëmijën në shkollën fillore të zonës ku ai banon ose është me banim të përhershëm. Theksojnë që shkolla fillore është e obliguar të përfshijë nxënës nga zona e saj. “Me kërkesë të prindit dhe nëse ka pëlqim nga shkolla, si dhe vende të lira, fëmija mund të regjistrohet në një shkollë që nuk është në vendbanimin e tij”, thuhet në komunikatën e ministrisë. /SHENJA/