E hënë, 2 Qershor, 2025
12.8 C
Skopje

Hyn në fuqi ligji i ri për energjetikë! Inxhinierët: Të mos ketë fatura arbitrare për rrymën

A do të vazhdojnë qytetarët të paguajnë fatura arbitrare të energjisë elektrike?! Shoqata e Inxhinierëve paraqiti një peticion në Komisionin Rregullator duke kërkuar fshirjen e Nenit 31 të Rregullave të Furnizimit, i cili lejon lëshimin e faturave bazuar në konsumin e vlerësuar. Ata thonë se Ligji i ri i Energjisë nuk e lejon këtë, përveç rasteve kur matësi i energjisë elektrike nuk funksionon siç duhet.

“Edhe pse kryetari i Komisionit rregullator pret ta zgjidhë këtë me një akt nënligjor, pra të ndryshojë Rregullat për Furnizimin me Energji Elektrike, ne besojmë se kjo nuk është e drejtë, sepse ndryshimi, zgjidhja e dispozitave ligjore me një akt nënligjor, në fakt është ndërhyrje në punën e Kuvendit dhe çështjet nuk duhet të zgjidhen në atë mënyrë. Prandaj, e vetmja zgjidhje mbetet zbatimi i ligjit në mënyrë konsistente”, tha Deniz Mustafaoglu, Shoqata e Inxhinierëve.

Nga Komisioni rregullator thonë se e kanë marrë ankesën dhe se do të përgjigjen.

“Ligji i ri i Energjetikës hyri në fuqi më 29 maj dhe në përputhje me detyrimet sipas tij, KRRE do të duhet të përgatisë akte të reja nënligjore, që do të thotë se do të miratohen edhe Rregulla të reja për furnizimin me energji elektrike”, thonë nga KRRE.

Nga ana tjetër, Komisioni rregullator kohë më parë hodhi poshtë idenë që EVN të lexojë matësit e rrymës një herë në muaj. Llogaritja tregoi se kjo do të kushtonte rreth 10 milionë euro në vit dhe do të rriste çmimin e energjisë elektrike për qytetarët për rreth 5%. Në vend të kësaj, është planifikuar që gradualisht të futen matësit inteligjentë në 2-3 vitet e ardhshme.

“Në nivel vjetor nga këto 10 milionë euro shtesë për blerjen e aparateve të reja për matje, çmimit fundor ndikimi do të ishte 0,1%, thuajse asnjë ndikim. Atë do ta bëjmë në periudhën e ardhshme, ta obligojmë EVN – elektro-shpërndarje të blejë edhe më shumë matës, që të mundemi në periudhë 2-3 vjeçare, diku ,mes 70-80% nga konsumatorët në shtet të kenë matës me matje në largësi”, deklaroi Marko Bislimovski, Kryetar i KRRE (23.05.2025).

Llogaritjet pa kriter krijuan një problem të madh këtë dimër, kur një numër i madh qytetarësh morën fatura dyfish më të larta për shkak të kalimit në bllokun e katërt ku energjia elektrike është më e shtrenjtë. Dhe ndërsa problemi po zgjidhet, Komisioni rregullator njoftoi se në faturën e ardhshme, qytetarët do të marrin udhëzime se si t’i lexojnë vetë matësit e tyre dhe të raportojnë. Faturat do të duhet të tregojnë gjithashtu nëse konsumi është llogaritur bazuar në një lexim real apo në një vlerësim.

Më të lexuara

Të shtëna me armë zjarri në Matkë të Sarajit, plagoset një banor i Gërçecit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje ka...

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar: Përplasen tre makina, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme...

Alarmante/ Deri në vitin 2070, Maqedonia rrezikon të mbetet me vetëm 500.000 banorë

Shkup, 30 maj – Ekspertët po paralajmërojnë për një...

PSG apo Inter – kush do ta ngrejë trofeun e Champions-it?

Parizienët dhe zikaltërit përballen sonte në Munich në finalen...

Bllokohet trafiku në rrugën Tetovë-Jazhincë

Në fshatin Poroj të Tetovës, kamioni i rëzon dy...

Taravari: Azir Aliu deri para tre javësh bënte presion për bashkëpunim me BDI-në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sonte ka...

Parlamenti bullgar miraton rezolutë për bllokim: Pa ndryshime kushtetuese, nuk ka përparim për RMV

Parlamenti bullgar miratoi rezolutë të re që përsërit kërkesat...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads