More

    Haraçinasi transportonte migrantë, arrestohet dhe dërgohet në paraburgim

    Më 19.11.2024, në orën 05:20, në autostradën Gjevgjeli–Shkup, pranë vendit të quajtur “Milci” në rajonin e Gjevgjelisë, punonjës të policisë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen Kufitare dhe Kontrollin Kufitar Bogorodicë kanë arrestuar A.B. (35) nga fshati Haraçinë, rajoni i Shkupit.

    Punonjësit e policisë kishin vërejtur se si në automjetin “Chrysler” me targa të Shkupit, që drejtohej nga ai, hipnin një grup personash – migrantë. Automjeti u ndalua dhe afër tij u gjetën nëntë migrantë nga Irani, të cilët më parë kishin zbritur nga automjeti.

    Migrantët u transferuan në qendrën pranuese–tranzit në Gjevgjeli, ndërsa A.B. u mbajt në Stacionin Policor të Gjevgjelisë. Kundër tij është ngritur një padi penale sipas nenit 418-b – “Kontrabandimi i migrantëve” nga Kodi Penal.

    Gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar A.B.-së masën e paraburgimit prej 30 ditësh, pas së cilës ai është transferuar në Institucionin Penal–Korrektues Burgu i Shkupit për vuajtjen e masës.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    VLEN: Deklaratat e Dodikut, provokim për të gjithë qytetarët

    Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj akuzave të Bashkimit Demokratik për Integrim për ardhjen e Millorad Dodikut në RMV. Ata shprehen...

    Një trup i pajetë u gjet dhe tërhoq nga lumi Vardar

    Pasditen e sotme një trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi Vardar në lagjen Aerodrom të Shkupit. Nga videot...

    Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime të emrave të rrugëve në Tetovë

    NDRYSHIMI I EMRAVE TË RRUGËVE NË TETOVË   Kryeministri Hristijan Mickoski sot përsëri i dërgoi mesazh kryetarit të Komunës së Tetovës,...

    Taravari tha se brenda këtij mandati gjuha shqipe do të bëhet zyrtare në Maqedoni, Mickoski: Nuk ka bisedime të këtilla

    Kryeministri Hristijan Mickoski mohon se ka bisedime që gjuha shqipe të bëhet zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ashtu siç...