E hënë, 21 Prill, 2025
24.8 C
Skopje

Grupi i Frontit Europian dërgoi kërkesë zyrtare te Këshilli i Europës për drejtësi selektive pas tragjedisë në Koçan

Grupi Parlamentar i Frontit Europian në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka dërguar një letër formale katër instrumenteve kyçe të Këshillit të Europës, përmes së cilës kërkon një vlerësim urgjent dhe ekspertizë mbi drejtësinë selektive pas tragjedisë në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj.

 

Letra është adresuar drejtpërdrejt te:

 

z. Michael O’Flaherty, Komisioner për të Drejtat e Njeriut;

 

znj. Claire Bazy, Kryetare e Komisionit të Venecias;

 

znj. Livia Stoica Becht, Sekretare Ekzekutive e GRECO-s (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit);

 

z. Theodoros Rousopoulos, Kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

 

Në letër, deputetët shprehin shqetësim për hetimet politikisht të motivuara dhe skandaloze, të cilat kanë në shënjestër vetëm ish-zyrtarë, ndërsa funksionarët aktualë – të cilët kanë pasur përgjegjësi institucionale pothuajse gjatë gjithë vitit para tragjedisë – janë lënë jashtë çdo procedure.

Letra thekson gjithashtu përfshirjen direkte dhe transaksionale të Kryeministrit në prokurori dhe në vetë hetimin, si dhe paradën publike dhe abuzimin gjatë arrestimit të një ish-ministri.

 

GP i Frontit Europian i kërkon Këshillit të Europës:

 

• Të dërgojë një mision të pavarur ekspertësh për të vlerësuar pavarësinë e hetimit;

 

• Të iniciojë një debat në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës;

 

• Të kërkojë opinion nga Komisioni i Venecias për ndikimin mbi prokurorinë;

 

• Të angazhojë GRECO-n për të hetuar ndikimin politik mbi vendimet e prokurorisë.

 

Deputetët theksojnë se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe nuk guxon të varet nga përkatësia politike.

 

Drejtësia selektive e minon shtetin e së drejtës dhe e shkatërron besimin e qytetarëve në institucionet

Më të lexuara

Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në

Jam optimist se do të gjendet një zgjidhje mes...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

I dyshuar për kontr*abandë, privohet nga liria 48-vjeçari nga fshati Tanushë

Nga Policia sot njoftuan se gjatë ditës së shtunë...

Parashikimi i motit për sot

Moti sot do jetë me diell dhe i ngrohtë...

Parakaloi kolonën me vetura, në rrugën Gostivar-Kërçovë, arrestohet 59-vjeçari nga Struga

Më 19.04.2025, në ora 12:10, zyrtarët policorë nga SP...

Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit

Më 19 prill 2025, në ora 06:10 në SPB...

Fillon projekti për rrugën Kondovë – Radushë – Jegunoc dhe qarkoren e Sfillares

Sekretari i Qeverisë, z. Hasim Murtezani, ka bërë të...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads