More

    Gjuha shqipe në “ajër”, ministrat e VMRO-së, flasin, shkruajnë dhe komunikojnë vetëm në maqedonisht! Inspektorati në gjumë!

    Flamuri shqiptar që asocon në gjuhën shqipe dhe  që pas klikimit tek i njejti, informacionet në ëeb faqet e ministrive do të dalin në gjuhën shqipe ka mbetur vetëm simbolikë.

    Kjo pasiqë shumica e ministrive që udhëhiqen nga VMRO-DPMNE-ja kanë fillur tashmë të flasin, shkruajnë e informojnë qytetarët vetëm në gjuhën maqedonase, askund pothuajse nuk figuron gjuha shqipe.

    Veç kësaj edhe memorandumet që dalin nga këto ministri janë vetëm në gjuhën maqedonase që në të kaluarën kanë qenë në dy gjuhë.

    Për këtë problematikë, Klan Maqedoni foli me drejtorin e Inspektoratit Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, I cili duke shprehur konsideratë për punën e bërë me interes publik, është zotuar se do ta prezantojë punën e këtij inspektorati.

    “Meqë momentalisht jam i angazhuar për organizimin dhe planifikimin e aktiviteteve, detyrave të këtij Inspektorati për periudhën e ardhshme, ju informoj se tani nuk mundem të jap deklaratë, mirëpo sapo të vendosë funksionimin optimal të institucionit që drejtoj, me kënaqësi do të prezantoj punën e këtij Inspektorati në funksion të njoftimit të publikut të gjërë”, tha Idrizi.

    Nga ana tjetër, ish drejtori i inspektoratit, Fatmir Iseni në një prononcim për Klan Maqedoni ka deklaruar se drejtori ka të drejtë të kryej mbikqyrje të jashtëzakonshme në institucionet të cilat nuk e respektojnë ligjin e gjuhëve.

    “Inspektimet janë të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Të rregullta janë inspektimet që parashihen në bazë të planit mujorë. Inspektimet e jashtëzakonshme janë inspektime me iniciativë të qytetarëve. Mbikqyrje të jashtëzakonshme inspektuese kryehen edhe me urdhër me shkrim të drejtorit të organit”, tha Iseni

    Iseni thotë se të gjithë qytetarëve të cilëve u cenohet e drejta që e kanë të garantuar me ligj dhe kushtetutë kanë të drejtë të bëjnë ankesë online në Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve ose në mënyrë direkte tek arkivat e inspektoratit.

    Kujtojmë, Inspektorati për përdorimin e gjuhëve si institucion u krijua për të inspektuar institucionet shtetërore nëse respektojnë ose jo ligjin e gjuhëve. Në rast se gjatë inspektimit të rregullt, vërehet se institucioni ka bërë shkelje, inspektorati shqipton vërejtje për të njëjtin. Pas vërejtjes pason mbiqkyrja kontrolluese, nëse edhe në këtë rast vërtetohet se institucioni nuk ka vepruar në bazë të vërejtjes  së inspektorëve dhe rikonfirmohet shkelja, fillon procedura kundërvajtëse kundër institucionit. /tvklan.mk

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Murtezani: Ne nuk e kërcënojmë partnerin e koalicionit! S’kam thënë që do të dalim nga qeveria nëse deri në fund të vitit nuk bëhen...

    Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani duke u përgjigjur në pyetjet e Goran Misovskit nga LSDM në seancën për...

    BDI: Të anulohet vendimi i 9 tetorit – për shqiptarët nuk mund të vendoset pa shqiptarët!

    VENDIMET E GJYKATËS KUSHTETUESE Mendimi i ndarë i dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të përkatësisë etnike shqiptare, Dr. Osman Kadriu...

    Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në Gjavatë dhe në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

    Prej sot në orën 7:00 vendoset ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese në qafën malore Gjavatë, njoftoi...

    Pa rrymë një pjesë e shfrytëzuesve të komunës së Sarajit, Butelit dhe Gjorçe Petrovit

    Nga EVN Maqedoni SHA informojnë se sot pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e shfrytëzuesve të komunës...