E diel, 1 Qershor, 2025
28.8 C
Skopje

Gashi i reagon BDI-së: Në takim me kryeparlamentaren shqiptare, fjalimi është mbajtur në gjuhën shqipe dhe maqedonase

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të BDI-së të cilët thanë se Gashi edhe me delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë ka folur në gjuhën maqedonase.

 

Gashi deklaratën e BDI-së e quan të pavërtetë, pasi siç thotë ai fjalimi është mbajtur në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

 

Reagim

 

Pretendimet e BDI-së për takimin me delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë janë tërësisht të pavërteta dhe shtrembërim i qëllimshëm i fakteve. Për herë të parë në historinë e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë u prit me protokollin më të lartë shtetëror, duke reflektuar përkushtimin e kryeparlamentarit Gashi për të nxitur marrëdhënie të fuqishme dhe të respektueshme me Republikën e Shqipërisë.

 

Takimi ishte plotësisht transparent, i hapur për publikun dhe mediat, ku kryeparlamentari Gashi mbajti fjalimin e tij në gjuhën shqipe dhe maqedonase, duke iu përmbajtur me përpikëri ligjit, Rregullores dhe Kushtetutës. Çdo deklaratë ndryshe nga kjo, paraqet akuzë të pabazë dhe fyerje jo vetëm për kryeparlamentarin Gashi, por edhe për vetë institucionin e Kuvendit dhe tentim për shtrembërim të së vërtetës. Këto pretendime i minojnë vlerat e së vërtetës dhe unitetit .

 

Me këtë rast, kryeparlamentari Gashi bën thirrje që partitë politike të opozitës ta bëjnë rolin opozitar me më shumë kreativitet dhe konstruktivitet.

 

Angazhimi i z. Gashit mbetet i palëkundur – të mbështesë çdo ide dhe projekt konstruktiv – pavarësisht nga përkatësia politike – që shpie përpara progresin dhe zhvillimin e vendit tonë. Veçanërisht mirëpret dhe inkurajon kontributet e partive parlamentare të opozitës, që demonstrojnë një angazhim të vërtetë për ta përmirësuar jetën e qytetarëve tanë.

 

Nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi

 

 

 

Më të lexuara

Të shtëna me armë zjarri në Matkë të Sarajit, plagoset një banor i Gërçecit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje ka...

Policia me detaje për aksidentin në Gostivar ku humbi jetëm 33 vejçarja nga Bogovina

Me datë 31.05.2025 në ora 15:30, në SPB Tetovë...

Hyn në fuqi ligji i ri për energjetikë! Inxhinierët: Të mos ketë fatura arbitrare për rrymën

A do të vazhdojnë qytetarët të paguajnë fatura arbitrare...

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar: Përplasen tre makina, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Alarmante/ Deri në vitin 2070, Maqedonia rrezikon të mbetet me vetëm 500.000 banorë

Shkup, 30 maj – Ekspertët po paralajmërojnë për një...

PSG apo Inter – kush do ta ngrejë trofeun e Champions-it?

Parizienët dhe zikaltërit përballen sonte në Munich në finalen...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads