E shtunë, 19 Prill, 2025
17.8 C
Skopje

Edhe Papazovi në “arrest shtëpiak”, Bekteshi e Maksuti plus 30 ditë paraburgim!

Ish-kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, kuadër i VMRO-së, i cili dha dorëheqje pas zjarrit dhe tragjedisë në diskotekën “Puls”, del bga paraburgimi dhe shkon në arrest shtëpiak. Arrest shtëpiak, vendim i miratuar nga Gjykata Themelore e Koçanit, është shqiptuar edhe për tre të dyshuar të tjerë, mes të cilëve ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, një inspektor dhe një pjesëtar i sigurimit, shkruan gazeta KOHA.

 

Në ndërkohë, në arrest shtëpiak janë edhe dy ish-kryetarët e Koçanit, si dhe gjashtë punonjës të policisë, edhe pse të dyshuar se kanë mashtruar institucionet se diskoteka “Puls” i plotëson kushtet për licencë.

 

Më 16 mars, në zjarr humbën jetën 59 persona, ndërsa më pas ndërruan jetë edhe dy të plagosur, ndërkohë që sot ka edhe një viktimë tjetër, duke e çuar numrin e të vdekurve deri më tani në 62.

 

Pas zjarrit, qytetarët e zemëruar e demoluan kafenenë e pronarit të diskotekës “Puls”, ndërsa shkuan edhe para shtëpisë së Papazovit për të shprehur revoltën.

 

Nga ana tjetër, paraburgim në burh për 30 ditë shtesë mori ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, si dhe Bekim Maksuti, ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Gjykata në Koçan ka vendosur dje pasdite ta vazhdojë paraburgimin për Maksutin dhe Bekteshin, të cilët janë të përfshirë në hetim, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare.

 

Vendimi pason pas vërejtjeve të prokurorit shtetëror Ljupço Kocevski, i cili deklaroi se ministrat e Ekonomisë, mes tyre edhe Bekteshi, kanë dhënë licenca për punë për diskotekën në Koçan mbi bazën e dokumentacionit të paplotë dhe jo të kompletuar.

 

Megjithatë, ministri aktual i Ekonomisë, Besar Durmishi as që është përfshirë në hetim, ndërsa drejtori aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, gjenden në arrest shtëpiak. (koha.mk)

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani...

Grushta në kufi në Tabanoc, shkak kolonat dhe pritjet e gjata (VIDEO

Radha të mëdha makinash janë krijuar pasditen e sotme...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads