More

    DHJETËRA VITE PRITJE PËR 4 KILOMETRA RRUGË, SHKURTOHET RRUGA RASHÇE-SARAJ

    U deshën dhjetëra vite pritje për tu ndërtuar kjo rrugë. Por u realizua fal iniciativës së një banori të zonës, që Rashçes dhe fshatrave të tjerë përreth t’i shkurtohet distanca drejt qendrës së Shkupit. Zulfi Bakiu është iniciator dhe një prej financuesve të rrugës së shumëpritur nga banorët.

    “Jam i kënaqur me këtë punë që e kemi bërë, mendoj në të ardhmen do të jemi më ndryshe. Do ta kuptojnë katundarët se kjo punë nuk ka pasur asnjë lloj interesi dhe arritëm ta kompletojmë këtë rrugë”, tha Zulfi Bakiu, iniciator.

    Banorët shprehen të kënaqur.

    “Kjo është dashur më shpejt të bëhet por shumë është vonuar. Më shpejt arrijmë në qytet, këtë e kanë bërë të mirë, për Rashçen, Kopanicën mund të them dhe për Bojanën, që nuk duhet të shkohet përreth nëpër Sfillare, nëpër Kondovë por tani më shpejt vijmë në qytet.”

    “Është bërë më mirë, se sa të dalim nëpër Sfillare ose Kondovë, me 7-8 kilometra më larg, këtu jemi për 4 kilometra më afër, për ne është shumë mirë”, thanë disa banorë.

    Investimi është i ndarë mes banorëve nga njëra anë të cilët i kanë blerë materialet dhe Qyteti i Shkupit si kontraktues i këtij projekti, tha kryetari Petre Shilegov.

    “Kjo është dëshmi se kur ka bashkëpunim mes institucioneve dhe qytetarëve, mundemi të shkojmë përpara. Njerëzit që jetojnë këtu e dinë shumë mirë çfarë realisht do të kjo rrugë për ta. Fshatarët lëshuan një pjesë të pronave të tyre që të mund ta shtrojmë rrugën, kështu që pres që intensifikohen bashkëpunimet e këtilla në rrethina që janë nën Qytetin e Shkupit”, tha Shilegov.

    Tani rruga e re direkt e lidh fshatin Rashçe me Sarajin. Investimi kap vlerën prej 11 milionë denarëve, prej të cilave 6 milionë janë dhënë nga banorët e zonës ndërsa 4.5 milion nga Qyteti i Shkupit.

    https://youtu.be/A4DHPbpE3FE

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Shqipëria dhe Mali i Zi favorite për BE! KOS: Maqedonia e Veriut mbetet ta ndryshojë Kushtetutën

    Do të bëjë gjithçka që çështjet dypalëshe të mos jenë pjesë e procesit të negociatave, por kjo tashmë po...

    Takim i Ministrit Murtezani me Ministrin për Punë të Jashtme të Turqisë Hakan Fidan

    Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takim të frytshëm me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së...

    Zjarr në Poliklinikën e Çairit

    Me datë 13 Janar, 2025 në ora 07:35 në SPB Shkup, Poliklinika Çair ka raportuar se në njërën nga...

    “Kosovo i Metohija”/ AAK për Klan Maqedoni: Rezultat i ndikimit të Kurtit në proceset e brendshme të Maqedonisë

    Nga AAK-ja e Ramush Haradinajt për Klan Maqedoni kanë reaguar në lidhje me deklaratat e ministrit të Qeverisë së...