E hënë, 2 Qershor, 2025
31.8 C
Skopje

BDI thirrje Mickoskit: Ndali kërc’ënimet, nuk mund ta frikësoni askënd! Shqiptarët janë rritur nën kërc’ënime të tilla

BDI thirrje Mickoskit: Ndali kërc’ënimet, nuk mund ta frikësoni askënd! Shqiptarët janë rritur nën kërc’ënime të tilla

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se kryeministri i vendit, Hristijna Mickoski ka kërcënuar aktivitetet politike të partive që siç thanë, duke keqpërdorur institucionet shtetërore për të shtypur zërat politikë dhe etnikë. BDI tha se këto teknika do të dështojnë, pasi siç tha, këto përpjekje asnjëherë nuk kanë arritur të ndalin vullnetin tonë për drejtësi dhe barazi.

 

BDI i bëri thirrje Mickoskit që t’i ndalë kërcënimet dhe retorikën e tij që BDI e quan, përçarëse e inflamatore

 

 

“Kryeministri ka kërcënuar sërish publikisht aktivitetin politik të partive politike, duke keqpërdorur institucionet shtetërore për të shtypur zërat politikë dhe etnikë të pakënaqësisë, me qëllim përhapjen e frikës përmes instrumenteve të shtetit.

 

Këto teknika, të përdorura në periudhat më të errëta të komunizmit, do të dështojnë.

 

Shqiptarët janë rritur nën kërcënime të tilla nga policia dhe aparati shtetëror ndër shekuj, të cilat kishin për qëllim shtypjen e aktivizmit politik.

 

 

Por historia ka treguar se këto përpjekje asnjëherë nuk kanë arritur të ndalin vullnetin tonë për drejtësi dhe barazi.

 

Të gjitha argumentet flasin në drejtim që shqetësimet tona për Gjuhën janë reale dhe të bazuara në fakte.

 

Andaj, ka një mobilizim të gjerë, përtej vijave partiake, për të parandaluar përpjekjet që dëmtojnë të ardhmen e shtetit.

 

I bëjmë thirrje Kryeministrit të ndalojë kërcënimet dhe retorikën e tij përçarëse e inflamatore.

 

 

Ju nuk mund të frikësoni askënd, e aq më pak një popull që ka qenë gjithmonë i gatshëm të sakrifikojë për drejtësinë dhe barazinë”, tha BDI.

Më të lexuara

Për*leshje para një palestre në Çair, plag*osen dy persona

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dy...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë...

Ligji i ri, masa të rrepta për shkelësit, “qyteti i sigurt“, në funksion nga 1 janari

Shpejtësia e lartë e vozitjes dhe madje, drejtimi i...

Shkolla e Norovës, shteti nuk investon dhe prish atë që ndërtuan vetë

“Një shkollë që rrezikon të rrënohet. Një kërkesë e...

Vala e nxehtë afrikane përfshin Maqedoninë: Temperaturat deri në 37°C dhe mundësi për stuhi

Këtë javë, territori i Maqedonisë do të ndikohet nga...

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads