Rafiz Aliti koordinatori për degën e Sarajit në BDI si duket po merr mbështejte të madhe nga simpatizuesit. Ai mbrëmë ka organizuar një iftarë të përbashkët ku shihen qindra anëtarë e funksionar të kësaj dege të bashkuar pas Rafiz Alitit dhe Ali Ahmetit. Ajo që ra në sy ishte mungesa e Kryetarrit të Komunës Blerim Bexheti, i cili duket se ja ka kthyer shpinën Liderit të BDI-së Ali Ahmetit, por në fotografi duken thuajse të gjith shokët e tij partijak të deri djeshëm.
Si organizator i iftarit, Rafis Aliti i falenderoj të gjithë në emër të Ali Ahmetit për pjesëmarrjen e tyre.
“Ju faleminderoj të gjithëve në emër të Kryetarit Ali Ahmeti, dhe në emrin tim, për pjesëmarjen tuaj në iftarin e përbashkët të aktivit të BDI-së në degën e Sarajit, Dhashtë Zoti të jetë i kënaqur dhe të na e pranojë agjërimin tonë.
Pjesëmarja masive sonte na dha një mesazh të gjithëve, se aktivi politik i BDI-së është për bashkim dhe jo për përçarje, se vetëm të bashkuar mund ti çojmë proceset politike dhe komëtare përpara” ka shkruar Aliti./Derveni.mk