More

    BDI: Komuniteti ndërkombëtar të reagojë me urgjencë ndaj rrezikut që i kanoset Marrëveshjes së Ohrit nga kjo qeveri

    BDI: Komuniteti ndërkombëtar të reagojë me urgjencë ndaj rrezikut që i kanoset Marrëveshjes së Ohrit nga kjo qeveri

    Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëron edhe një herë se ky do të jetë dëmi më i madh ndaj karakterit multietnik të shtetit tonë.

     

    “Një vendim i tillë do të përfaqësonte gozhdën e fundit në arkivolin e Marrëveshjes së Ohrit dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për harmoninë ndëretnike që garanton Marrëveshja e Ohrit”, thonë nga BDI.

     

    BDI u bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, SHBA, NATO-s dhe BE-së si garantues të MO-së, shoqërisë civile si dhe Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës që të reagojnë me urgjencë ndaj këtij rreziku që i kanoset frymës dhe arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit.

     

    “Nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që vetë thelbi i marrëveshjes së paqes të vihet në rrezik. Kjo është vija që nuk duhet dhe nuk mund të kapërcehet! Shqiptarët janë thellësisht të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga këto përpjekje për të kthyer vendin pas, në një kohë kur synimi i përbashkët duhet të jetë avancimi drejt një shoqërie të barabartë dhe gjithëpërfshirëse. Bashkimi Demokratik për Integrim do të përdorë të gjitha mekanizmat demokratikë dhe ndërkombëtarë për të ndaluar këtë vendim të rrezikshëm dhe për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve dhe të të gjithë qytetarëve të vendit. Esenca e paqes dhe e bashkëjetesës nuk është vetëm një marrëveshje në letër; ajo është garancia e së ardhmes sonë të përbashkët. BDI mbetet e vendosur që ta mbrojë këtë vijë me çdo mjet demokratik dhe ligjor. Çdo përpjekje për të cënuar të drejtat e garantuara me sakrifica të mëdha do të hasë në kundërshtimin më të ashpër të çdo qytetari që beson në paqe, drejtësi dhe barazi” , thonë nga BDI.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Audi zbulon konceptin e ri elektrik për terrene të vështira

    Këto imazhe mund të duken sikur vijnë nga një program gjenerues me Al, por ato janë të vërteta. Audi ka...

    BDI me shtab politik në Çair, me në krye Bujar Osmanin

    Bashkimi Demokratik për Integrim me aktivistët e Degës së BDI-së në Çair, ka promovuar Shtabin Politik në Çair. Siç...

    Haradinaj: Çfarë faji kam që e krijova ushtrinë, a kam faj që hy në Pentagon më lehtë se në Kuvend të Kosovës

    Kryetari i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës, nga tubimi në Gjilan, ka folur për punët që ka kyer s...

    Jo më “taksistë të egër” në Tetovë! Komuna apelon që të dorëzojnë kërkesa për licencim

    Komuna e Tetovës u ka bërë apel kompanive dhe personave që ushtrojnë profesionin e taksisë të dorëzojnë në afat...