GJYKATA KUSHTETUESE DHE LIGJI I GJUHËVE
Në rast se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procedurë të vlerësimit të kushtetutshmërisë prek qoftë edhe një nen të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, atëherë TË GJITHË DEPUTETËT SHQIPTARË NË KUVEND (32) dhe të gjithë MINISTRAT DHE ZËVENDËS MINISTRAT SHQIPTARË NË QEVERI TË JAPIN DORËHEQJE TË PAREVOKUESHME.
Vetëm ata janë ligjdhënës dhe ligjzbatues.
Vetëm dorëheqjet e tyre mund të shkaktojnë krizë politike parlamentare dhe qeveritare.
Prekja, qoftë edhe e një neni të vetëm, e këtij Ligjit paraqet rrënim të parimeve të Marrëveshjes së Ohrid dhe të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nuk pajtohem me ata që mendojnë se duhet të largohen nga puna të gjithë shqiptarët që punojnë nëpër organet shtetërore (institucionet, drejtoritë, e tj.), pra as: gjyqtarët (as edhe ata të Kushtetueses!), prokurorët, avokatët shtetërore, drejtorët, inspektorë, kryeshefat etj. Këta, në resorët ku punojnë, kryejnë/zbatojnë aktet ligjore e nënligjore që i nxjerr Kuvendi (pra: deputetët) dhe Qeveria (pra: ministrat). Në rast moszbatimi të aktveve normative, ata bëjnë kundërvarjetje/shkelje disciplinore (mbase edhe vepër penale).
Ky është mendimi im!” shkruan Bardhyl Kuka në Facebook