E shtunë, 19 Prill, 2025
8.8 C
Skopje

ASH mban mbledhjen e Kryesisë Qendrore – në fokus zgjedhjet lokale

Aleanca për Shqiptarët mban një mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë Qendrore të partisë, ku në fokus të diskutimeve është pjesëmarrja në zgjedhjet lokale.

 

Mbledhja do të zhvillohet në një format të zgjeruar, ku përveç anëtarëve të kryesisë morën pjesë edhe kryetarët e degëve të partisë.

 

Para nisjes së mbledhjes, sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Blerant Ramadani, dha një prononcim për media, duke theksuar rëndësinë e kësaj mbledhjeje.

 

“Një nga pikat kryesore do të jetë diskutimi për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale. Aq sa është kjo mbledhje e jashtëzakonshme, është edhe e zakonshme, pasi ne si parti organizojmë mbledhje në baza mujore,” tha Ramadani.

 

“E veçanta e kësaj mbledhjeje është se është paraparë të jetë në format më të zgjeruar, ku do të jenë edhe kryetarët e degëve. Për ne është e rëndësishme të dëgjojmë zërin e çdo aktivisti të ASH-së dhe të hapim debat, pasi debati është vlerë e demokracisë.”

 

Pritet që pas përfundimit të mbledhjes, partia të dalë me qëndrime të qarta për strategjinë e saj në zgjedhjet e ardhshme lokale./ ZYRTARE.net

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani...

Shkupjani ka fituar para në rulet dhe e ka thyer xhamin, sigurimi e marrin në zyrë dhe e rrahin

Më 16.04.2025 rreth orës 23:45 në SPB Shkup, E.S....

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads