Më 04.04.2025, Njësia për Punë të Brendshme në Makedonski Brod pranë SPB Manastir paraqiti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Kërçovë kundër B.S. (64) nga Makedonski Brod për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale të dënueshme sipas nenit 188 paragrafi 5 i Kodit Penal – përdhunim të një fëmije që nuk ka mbushur 15 vjeç”.
B.S. dyshohet se më 03.04.2025 në Makedonski Brod e ka puthur dhe prekur në trup një vajzë të mitur nga Makedonski Brod. Ngjarjes së 03.04.2025 i ka paraprirë një ngjarje e ngjashme më 07.03.2025 nga i njëjti person ndaj të njëjtës vajzë, për të cilën kanë raportuar dëshmitarë në Qendrën për Punë Sociale në Makedonski Brod, por nga ana e tyre nuk janë ndërmarrë asnjë masë, për çka do të ndërmerren aktivitete shtesë për zbardhjen e plotë të rastit.
Nga ana e gjyqtarit në procedurën paraprake, ndaj B.S. është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe më pas ai është dërguar në Burgun e Manastirit.