More

    Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Meidani: Po ndjekim me vëmendje situatën! Diplomacia nuk është një “reality show”

    Në lidhje me incidentet e fundit me djegien dhe përdhosjen e flamurit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar edhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, përcjell TV21. Meidani thotë se po ndjekin nga afër situatën dhe se po veprojnë në përputhje me praktikën diplomatike.

     

    “Po ndjekim me vëmendje situatën, jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse, gjithë faktorin politik shqiptar dhe partnerët tanë. Ju siguroj që po veprojmë në përputhje me praktikën diplomatike. Diplomacia nuk është një reality show; marrëdhëniet mes shteteve nuk ndërtohen mbi emocionet e individëve, çështjet shkojnë përtej asaj që duket. Qetësia dhe maturiteti mbeten udhërrëfyesit tanë”, ka shkruar Meidani./tv21.tv

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Murtezani: Ne nuk e kërcënojmë partnerin e koalicionit! S’kam thënë që do të dalim nga qeveria nëse deri në fund të vitit nuk bëhen...

    Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani duke u përgjigjur në pyetjet e Goran Misovskit nga LSDM në seancën për...

    BDI: Të anulohet vendimi i 9 tetorit – për shqiptarët nuk mund të vendoset pa shqiptarët!

    VENDIMET E GJYKATËS KUSHTETUESE Mendimi i ndarë i dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të përkatësisë etnike shqiptare, Dr. Osman Kadriu...

    Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në Gjavatë dhe në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

    Prej sot në orën 7:00 vendoset ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese në qafën malore Gjavatë, njoftoi...

    Pa rrymë një pjesë e shfrytëzuesve të komunës së Sarajit, Butelit dhe Gjorçe Petrovit

    Nga EVN Maqedoni SHA informojnë se sot pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e shfrytëzuesve të komunës...