“Ajri e kemi helm, pushtetin e kemi të shurdhër”- shkruhej në një nga parullat e protestës kundër ndotjes së ajrit. Të pranishmit kërkuan që institucionet të mos i përgatisin masat pas dyerve të mbyllura.
Organizatorët, “Green Humane City”, informuan se as Ministria përkatëse, as Qeveria, Kuvendi dhe Qyteti i Shkupit nuk janë përgjigjur për propozimet e tyre që i kanë dorëzuar para shumë kohe. Një pjesë e kërkesave janë kontroll i përforcuar i fabrikave, transport publik më i mirë, zgjidhja e problemit të mbeturinave dhe deponive, si dhe ndryshimi i mënyrës së ngrohjes.
Reagoi edhe opozita, e cila akuzoi Qeverinë se i ka lënë qytetarët vet, duke theksuar se ndotja mbyt 2.800 njerëz në nivel vjetor.
Partia në pushtet është përgjigjur se socialdemokratët janë hipokritë, sepse për shtatë vjet nuk kanë arritur të ulin ndotjen as për një për qind.
Përderisa partitë fajësojnë njëra-tjetrën, sipas të dhënave të UNICEF-it, 11.6% e vdekjeve te foshnjat në vend lidhen me ndotjen e ajrit, që do të thotë se çdo i nënti fëmijë nën moshën një vjeç vdes nga ndotja e ajrit.