E shtunë, 19 Prill, 2025
13.8 C
Skopje

Ahmeti: Me Taravarin kam patur vetëm bisedë telefonike, nuk e zëvendësojmë askënd ne Qeveri jemi për zgjedhje të parakohshme

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari ka patur një bisedë të shkurtë telefonike dhe asgjë më tepër.

Ai tha se ata si BDI janë duke ndjekur të gjitha zhvillimet, por jo personalisht ai, për shkak se tha, Ahmeti, ka detyrim ndaj platformës, programit angazhimeve që i janë caktuar.

“Me rëndësi është që politika shqiptare të jetë konstruktive në Maqedoninë e Veriut, të jetë ndërtuar mirë, qëndrimet e BDI-së jo njëherë i kam publikuar që me angazhimin e partive politike në VLEN në ekzekutivin e RMV-së, e kanë devalvuar dhe poshtëruar shqiptaret e Maqedonisë. Thirrje ju kemi bërë në vazhdimësi që t’i braktisin institucionet të mos bëhen pjesë e poshtërimit të shqiptarëve:, deklaroi Ahmeti, raporton SHENJA.

Ahmeti tha se si duket nga të gjitha zhvillimet e raportet që i vijën atij, Taravari e ka kuptuar që pozitat shqiptarëve në ekzekutiv janë vetëm të një argatit.

“Uroj që edhe të tjerët ta kuptojnë, jo njëherë e kemi konfirmuar, ne nuk zëvendësojmë asnjë subjekt qeveritarë në Qeveri, ne jemi për zgjedhje të parakohshme të jashtëzakonshme bashkë me ato lokale”, tha më tej Ahmeti. /SHENJA/

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Fatmir Dehari pas aksidentit tragjik: Sot zemra e Kërçovës rreh më rëndë…

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka reaguar...

Grushta në kufi në Tabanoc, shkak kolonat dhe pritjet e gjata (VIDEO

Radha të mëdha makinash janë krijuar pasditen e sotme...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads