E shtunë, 19 Prill, 2025
17.8 C
Skopje

Raportime të reja për bomba në shkollat ​​e mesme të Shkupit

Ekipet kundër terrorizmit të MPB-së sot janë sërish në terren, pas njoftimeve të reja për bomba në gjimnazin “Orce Nikolov”, transmeton Portalb.mk.

Momentalisht po evakuohen nxënësit dhe stafi, ndërsa MPB detaje më të hollësishme do të japë më vonë.

Alarmet paraprake për bomba ishin pas orës 14:00 kur nxënësit ishin në turnin e dytë dhe dy herët e fundit ndodhi herët në mëngjes kur të njëjtët nxënës ishin në turnin e parë.

Para një jave u arrestua një djalë 23-vjeçar, emri i të cilit figuronte në emailet e kërcënimit për bombë, por ai u la i lirë pasi kaloi një natë në stacion policor pasi u kontrollua shtëpia e tij dhe u konstatua se nuk kishte prova kundër tij.

Raportimet për kërcënime me bomba në shkollat ​​e mesme në Shkup filluan dy javë më parë dhe që atëherë shkollat ​​në kryeqytet janë evakuuar pesë herë.

Përndryshe, nga 26 tetori në SPB Shkup disa herë është denoncuar se email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme.

Së fundmi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski njoftoi se mesazhet janë lëshuar nga jashtë shtetit./portalb.mk

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani...

Shkupjani ka fituar para në rulet dhe e ka thyer xhamin, sigurimi e marrin në zyrë dhe e rrahin

Më 16.04.2025 rreth orës 23:45 në SPB Shkup, E.S....

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads