More

    Ulet numri i bujqve dhe vlera e tokës bujqësore

    “Deri para dhjetë apo 15 vitesh këto toka bujqësore në Pollog ishin rreth tetëdhjetë për qind të mbjella, ndërkohë që tani, tridhjetë e mezi dyzet për qind e tyre rezultojnë të mbjella, të tjerat kanë mbetur në mëshirë të kohës. Bujqit ankohen se bujqësia më nuk ka leverdi, sepse shteti ka heq dorë prej saj”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

    Bekim Reshiti nga Reçica e Tetovës thotë se rritja e çmimeve të plehrave dhe ndihma nga Qeveria e cila më shumë i ngjan ndihmës sociale sesa ndihmës reale, bën që dita ditës bujqit të pakohen dhe të ikin nga bujqësia.

    Edhe ai sikurse shumica e bujqve mendon ta këtë kulturë që në fakt është burim i ekzistencës së tij.

    “Reçica e madhe dhe e vogla 90 për qind jemi marrë me bujqësi nuk kanë mbet tashmë as 20 për qind. Edhe ne që kemi mbetur e shtyjmë me zor por shpejtë do e lejmë edhe ne shkaku se të tregova, shumë para jepen në pranverë, e në vjeshtë vetëm sa i nxjerrim investimet, e malli na është harxhuar dhe nuk ka asgjë prej saj, nuk ka fitim”, tha Bekim Reshiti, bujk.

    Uljen e numrit të bujqve, por edhe krizën që kanë të njëjtët, më së miri e vërejnë barnatoret bujqësore, sidomos në sezonin e pranverës.

    “Momentalisht çmimet e plehrave janë në rritje dhe interesimi i bujqve është tejet i ulët. Tejet është vit i rëndë, aspak nuk janë të interesuar bujqit, si do ia bëjmë nuk e dimë. Nga viti i shkuar ka ndikuar edhe dëmi që u bë nga breshri. Ato bujq janë të dëmtuar tepër dhe se di si do ia bëjmë, sepse kanë ngel tek ne pa i paguar edhe ato materiale që i kanë marrë vitin e shkuar”, u shpreh Semir Bilalli, pronar i barnatores bujqësore.

    Në Pollog, nga viti në vit, përqindja e atyre që mbjellin tokën po ulet thonë në Njësinë Rajonale të Ministrisë së bujqësisë, ndërsa më së shumti vërehet tek mbjellja e grurit.

    Këtë vit shkaku i mos shlyerjes së borxhit që ka Qeveria ndaj bujqve pas dëmeve që u shkaktuan nga të reshurat, një numër i madh i bujqve as që kanë mbjellë tokat e tyre, sepse mjete për të blerë plehrat dhe farën nuk kanë, ndërsa Qeveria po vazhdon me zvarritjen e pagesave.

    Qeveria aktuale ka në plan program stimulimin e bujqësisë me theks të veçantë në rajonin e Pollogut, por deri tani nuk është ndërmarrë asgjë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Dyshimet për njehsorët e rrymës eklektrike! “Njehsorët që hyjnë në shtet janë…

    Vënia në funksion i laboratorit të ri të ri për kontrollin e njehsorëve në suaza të Byrosë për metrologji...

    SPB Tetovë: Kallëzime penale për 7 punonjës të Qendrës për Punë Sociale – Tetovë!

    SPB-Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër I.E (42) nga f.Përshefcë i Tetovës, punonjës në Qendrën për Punë Sociale –...

    Ulen çmimet e benzinës dhe dizelit – këto janë çmimet e reja

    Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të ulen për 1,00 denar nga mesnata, ndërsa...

    Ndërroi jetë preshevari Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

    Ka vdekur Faik Rexhepi, burri nga Presheva që u shndërrua në simbol të rezistencë kundër regjimit Sllobodan Millosheviqit.   Lajmin e...