Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të ulen për 1,00 denar nga mesnata, ndërsa EURODIZEL (D-E V) dhe vajguri ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të ulen për 0,50 denarë për litër, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 79,00 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 81,00 denarë. EURODIZEL BS (D-E V) do të kushtojë 73,50 denarë, ndërsa vajguri ekstra i lehtë (EL-1) 73,00 denarë për litër.
Gjithashtu, çmimi i mazutit M-1 NS ulet me 0,012 denarë, duke arritur në 46,178 denarë për kilogram.