Sot (25.03.2025), rreth orës 14:20, nga punonjësit e policisë nga Stacioni Policor Mirkovc, pranë manastirit të Shën Nikitës në fshatin Gornjani, u ndalua një automjet “Vento” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.S. nga fshati Bllacë, Shkup.
Gjatë kontrollit të automjetit, u konstatua se ai ishte ngarkuar me dru ngrohjeje pa dokumentacionin përkatës.
I.S. u arrestua në përputhje me nenin 104, pika 11 të Ligjit për Pyjet dhe u dërgua në Stacionin Policor Mirkovc për procedura të mëtejshme. U njoftua Policia e Pyjeve dhe, pas dokumentimit të rastit, do të ndërmerren masa përkatëse.