Me datë 29.12.2024 në ora 14:30 në autostradën Shkup-Tetovë, në hyrje të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin R.J. (61) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës. Gjatë kontrollit në automjetin e tij të pasagjerëve ,,Opel Antara” me shenja regjistrimi të Tetovës janë gjetur 2680 lloje të ndryshme mjetesh piroteknike. Më pas me vendim gjykate është kryer bastisje në banesën dhe lokalin e tij. Njëkohësisht në objektin e tij hotelerk janë gjetur dhe sekuestruar 75 copë lëndë të ndryshme piroteknike, ku është gjetur dhe arrestuar personi S.J (32) gjithashtu nga Reçica e Vogël. Të dy janë ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.TS